Amy Winehouse i druhej
konkurencës me Adele

Amy Winehouse i druhej<br />konkurencës me Adele
Amy Winehouse ndihej xheloze për suksesin e Adele, të cilën e shihte si rivalen e saj. Këngëtarja Amy Winehouse, e cila u nda nga jeta në 2011 si pasojë e një mbidoze alkooli, mësohet të jetë ndjerë në ankth për shkak të Adele. Winehouse ndihej e shqetësuar për suksesin e shpejtë që Adele po arrinte.

”Kaluam pak kohë përpara vdekjes së saj, por mjaftueshëm për të kuptuar tensionin dhe gjendjen e keqe në të cilën ishte Amy. Vetëm Zoti e di arsyen e vërtetë, por në lidhje me Adele, ajo ishte shumë e tensionuar. E pëlqente muzikën e saj, por njëkohësisht, suksesi që po arrinte në një kohë aq të shkurtër e bënte Winehouse të ndihej e zhgënjyer dhe e vendosur nën një konkurrencë tejet të ashpër”,- është shprehur gjatë një interviste producenti i këngëtares Mark Ronson. Gjithashtu mësohet se Amy dhe Adele frekuentuan të dyja të njëjtën shkollë, kolegjin e Croydon në Londrën Jugore, por nuk ishin studente në të njëjtën kohë.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri