Anëtarët e fushatës së Clinton-FBI:
Po përdor standarde të dyfishta

Anëtarët e fushatës së Clinton-FBI:<br />Po përdor standarde të dyfishta
Çështja e emaileve vijon të turbullojë fushatën presidenciale në SHBA, ndonëse ka nisur numërimi mbrapsht për zgjedhjen e presidentit në 8 nëntor.
 
Anëtarët e fushatës së kandidates demokrate Hillary Clinton akuzojnë drejtorin e FBI James Comey se po përdor standarde të dyfishta.
 
Menaxheri i fushatës Robby Mook akuzon Comey se ka refuzuar të japë deklarata sa i përket lidhjes së republikanit Trump me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Por ai nuk u soll në të njëjtën mënyre me demokraten Clinton duke kërkuar rinisjen e hetimeve sa i përket emaileve kur ajo ishte sekretare shteti.
 
Sipas raportimeve, James Comey ka qenë pro një deklarate të përbashkët të Departamentit të Sigurisë së Brendshme dhe Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, bërë më 7 nëntor, por ka kundërshtuar bërjen publike të kësaj deklarate para zgjedhjeve të nëntorit.
 
Stafi i Clinton kërkon nga FBI që të hetojë lidhjet e Donald Trump me Rusinë. 

“Nuk mund të shihet ndryshe nga ç'është; një standard i dyfishtë i kreut të FBI-së. Zoti Comey duhet të shpjegojë menjëherë këtë dhe të aplikojë të njëjtin standard për Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, ashtu si për Hillary Clinton”, deklaroi menaxheri i fushatës së kandidates demokrate, Robby Mook.
 
E sa i përket sondazheve ish sekretarja e shtetit vijon të jetë në avantazh ndonëse me një diference shumë të lehtë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin