Ana Ivanovic, ish numri 1 i botës në
tenis deklaroi tërheqjen

Ana Ivanovic, ish numri 1 i botës në<br />tenis deklaroi tërheqjen
Ish numri 1 i botës në tenis, Ana Ivanovic, ka deklaruar se do tërhiqet nga tenisi.

Serbja 29-vjeçare, për shkak të një dëmtimi nuk ka luajtur që prej gushtit dhe ka fituar vetëm 15 ndeshje gjatë viti 2016, duke u renditur kështu në vendin e 63-të në renditjen botërore.

Unë mund të luaj vetëm nëse arrijë standardet e mia të lartë, duke parë që kjo gjë është e pamundur tashmë, kam vendosur se është koha të tërhiqem”,
është shprehur Ivanovic.

Ana Ivanovic, qëndroi për 12 javë në krye të tabelës së renditjes botërore në vitin 2008 dhe ka fituar 15 tituj individual.

“Ishte një vendim i vështirë, por kam arritur nivele për të cilat ëndërroja kur isha e vogël, është koha për tu tërhequr”, është shprehur ajo.

Ivanovic këtë vit u martua me mesfushorin e Manchester United, Sebastian Schweinsteiger, dhe është shprehur se po shikon mundësinë e futjes në fushën
e biznesit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar