Anaidi festë  luksoze për
28 vjetorin me 100 të ftua

Anaidi festë  luksoze për<br />28 vjetorin me 100 të ftua
Dhurata  më e bukur nga mikesha e tij speciale.

Fituesi i këtij edicioni të Big Brother ka menduar të festojë ditëlindjen e tij të 28-të në një festë madhështore me qindra të ftuar. 



Pikërisht të martën e kësaj jave Anaidi bëri plot 28 vjeç dhe në një ambient të zgjedhur  kishte rezervuar një festë gjigande për miqtë e tij por edhe për shumë personazhe të njohur mediatikë.



Rreth 100 veta ka qenë numri i të ftuarëve, të cilët në një resort me pishinë, të cilët kanë festuar deri në mëngjes.

Surprizat që i janë bërë Anaidit kanë qenë të shumta, por më e veçanta ka qenë një I-phone5 që ia ka dhuruar mikesha e tij, për të cilën nuk ka preferuar të na japë asnjë detaj.



Në këtë festë ka pasur edhe balerina e mjaft detaje të tjera pikante, ndërkohë që e gjithë kjo duket se ka kushtuar mjaft lekë, por vetë fituesi i Big Borther nuk ka preferuar ta bëjë publike shumën ekzakte.



“Më e rëndësishmja është që të gjithë ia kaluan shumë bukur”,-  ka thënë ai për shqiptarja.com.  

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THAH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron