Fituesi i këtij edicioni të Big Brother ka menduar të festojë ditëlindjen e tij të 28-të në një festë madhështore me qindra të ftuar.
Pikërisht të martën e kësaj jave Anaidi bëri plot 28 vjeç dhe në një ambient të zgjedhur kishte rezervuar një festë gjigande për miqtë e tij por edhe për shumë personazhe të njohur mediatikë.
Rreth 100 veta ka qenë numri i të ftuarëve, të cilët në një resort me pishinë, të cilët kanë festuar deri në mëngjes.
Surprizat që i janë bërë Anaidit kanë qenë të shumta, por më e veçanta ka qenë një I-phone5 që ia ka dhuruar mikesha e tij, për të cilën nuk ka preferuar të na japë asnjë detaj.
Në këtë festë ka pasur edhe balerina e mjaft detaje të tjera pikante, ndërkohë që e gjithë kjo duket se ka kushtuar mjaft lekë, por vetë fituesi i Big Borther nuk ka preferuar ta bëjë publike shumën ekzakte.
“Më e rëndësishmja është që të gjithë ia kaluan shumë bukur”,- ka thënë ai për shqiptarja.com.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THAH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)