WASHINGTON - Vetëm pak ditë nga debati i hapur midis Presidentit Barack Obama dhe kundërshtarit Mitt Romney, analistët shprehen se presidenti Obama nuk ishte i përgatitur siç duhej në përballjen e parë me republikanin Romney, performancë e cila u kritikua ashpër.
“Dukej i shpërqendruar, i papërgatitur, sikur nuk ishte gati për mënyrën sesi do të përgjigjej Romney, dhe të gjitha këto janë mangësi, të cilat përmes një parapërgatitje serioze, mund të korrigjohen fare mire në një debat të kësaj natyre. Obama nuk ishte aspak gati”, u shpreh John Hudak, analist politik nga Instituti ‘Brookings’.
Insituti ‘Brookings’ është një prej organizatave kërkimore më prestigjoze si dhe më të vjetra të Washingtonit. Duke marrë parasysh komentet mediatike, si dhe atë çka u paraqit në këtë debat, Hudak tha se bëhet fjalë padyshim për një gabim të madh.
"Fakti që nuk përmendi gafën e Romney dhe 47% të amerikanëve viktima, siç i quajti republikani, ishin gabime shumë të rënda. Romney, me anë të komenteve të tija ia dha mundësinë që Obama ti përdorte kundra tij, por ai nuk përfitoi nga kjo mundësi, një gabim totalisht i pafalshëm nga ana e tij," u shpreh Hudak.
Sipas analistit, Obama ishte mjaft i frustruar gjatë përballjes me Romney-n dhe kjo sipas tij mund të dallohej lehtë në buzëqeshjen e sforcuar të tij.
Debatet e ardhshme presidenciale, midis dy kandidatëve, do të mbahen më datë 16 dhe 22 tetor.
Ndërkohë në qendër të fushatës presidenciale për zgjedhjet e datës 6 tetor, është situata e ekonomisë së vendit. Historia e presidentëve amerikan ka treguar se, që prej Luftës së Dytë Botërore, asnjë president nuk ka arritur të marrë një mandat të dytë në rastin e një niveli papunësie mbi 7.4 %. Aktualisht, pas rënies së papritur që pësoi në muajin shtator, papunësia në vend është 7.8 %.
(ed.ka/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com