Prezantimi me teleshikuesit ishte ishte me një histori të veçantë të përjetuar mëngjesin e sotëm: "Kur po vija në mëngjes, duke kaluar anës së Lanës, te makinat e parkuara pashë një person që flinte në makinë, disa të tjerë ishin të mëbërthyer nga rrecka...më pas mendova po sikur të na telefonojnë këta sa interesante do ishte..."
Më pas analisti që me opinionet dhe shkrimet e tij shkakton shumë debat preku edhe dy ngjarje aktuale: "diskutimet shqiptaro-greke dhe vrasjen e studentes një ditë më parë".
Mbi të gjitha nuk mund të mungonin diskutimet dhe debatet me telefonuesit. Edison Ypi do jetë i pranishëm disa herë në javë në emisionin “Shtypi i ditës dhe ju” në hapësirën e telefonatave nga ora 7:00 deri në 8:30.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com