Peter Bergen, analist kombëtar për çështje të sigurisë në CNN, ka publikuar një histori të re të vdekjes së Osama bin Ladenit, nisur nga intervista e bërë me komandon që kreu vrasjen, emërtuar këtu si “Qitësi”, faktet e mbikqyrura prej atij vetë në vendngjarje dhe krahasimit me një histori të shkruar nga një tjetër pjesëtar i forcave speciale SEAL.
Bergeni ishte një ndër të paktët persona të jashtëm, që u lejuan nga forcat pakistaneze të shikonin kompleksin e Abotabadit. Ai është autor i librit “Manhunt: The ten years search for bin Laden – from 9/11 to Abbottabad” dhe drejtor i fondacionit “Amerika e re”.
ANALIZA E PETER BERGEN
“Të hënën, revista “Esquire” botoi një profil të gjërë të komandos, që tha se kishte qëlluar Bin Laden. Në historinë me më shumë se 15 mijë fjalë, vrasësi i kreut të Al Kaedës nuk identifikohet me emrin e tij të vërtetë, por vetëm si “Qitësi”. Mjaft dukshëm, “Qitësi” dëshironte të mbronte diçka prej kodit të heshtjes, që është mjaft i përhapur ndërmjet luftëtarëve të maskuar të njësisë 6 të “SEAL”, njësi që kreu opoeracionin ndaj bin Laden.
Ky version është i ndryshëm prej atij që shfaqet në librin “No easy day” të Mark Ouen, një komandoje tjetër, që mori pjesë gjithashtu në sulmin ndaj bin Laden. (Mark Ouen është thjesht një pseudonim, sepse shpejt u zbulua se emri i tij ishte Mat Bisonet).
Në librin “No easy day”, një një nga librat më të shitur që qëndroi në listën e “New York Times” për 22 javë rresht, Bisonet shkruan se komandot ishin në një mision 15 minutësh në Abotabad, atje ku njeriu i caktuar pa një mashkull tek shfaqi kokën nga një dhomë gjumi në katin e tretë. Ai shkruan se njeriu i caktuar e qëlloi burrin misterioz dhe, kur forcat komando hynë brenda, në dhomën e gjumit në katin e tretë, ata e gjetën atë të shtrirë mbi dysheme në grahmat e vdekjes. Bisonet dhe një tjetër komando, i dhanë fund shpejt atij. Njeriu i vdekur ishte Bin Laden.
Kjo histori është shumë më pak heroike sesa ajo e “Qitësit”, i cili thotë se e ka hasur bin Ladenin ballë për ballë në dhomën e gjumit. “Qitësi” thotë se pa që arma e bin Ladenit ishte lehtësisht e arritshme, ndaj vetëm atëherë ai hapi zjarr për ta vrarë atë. Versioni i “Qitësit” për vdekjen e bin Ladenit përputhet më shumë me atë të gazetarëve me autoritet, që kanë shkruar për këtë çështje. Ky version përputhet edhe me atë çfarë unë pashë kur isha i vetmi vëzhgues i jashtëm i lejuar për të hyrë në brendësi të kompleksit të Abotabad para se ai të shembej shkurtin e shkuar të 2012-s. I shoqëruar nga oficerë të ushtrisë pakistaneze, unë mbikqyra dhomën e gjumit ku bin Ladeni vdiq. Oficerët më treguan një njollë të madhe të errët gjaku të ngrirë në tavanin e ulët, që përputhej me dëshminë e “Qitësit” për hapjen e zjarrit në dy raunde mbi kokën e një “terroristi çuditërisht të gjatë”, kur qëndronte në këmbë. Kjo dëshmi e godet versionin e Bisonet për vdekjen e bin Ladenit.
Pra, nata e vdekjes së bin Ladenit ka qënë shumë konfuze. Ndërkohë që operacioni në Abotabad kishte filluar, njëri nga dy helikopterët “Black Hawk” u rrëzua. Ndodhi një shkëmbim i shkurtër zjarri, por intensiv, me korrierin e bin Ladenit, Abu Ahmed al Kuvaiti. Komandot u kundërpërgjigjen dhe vranë vëllanë e korrierit, kunatën dhe djalin e bin Ladenit, Khalid. E gjithë kjo ndodhi në më pak se 15 minuta në një natë pa hënë dhe kur energjia elektrike në kompleks dhe lagjen përreth ishte fikur. Komandot mbanin pajisje speciale për të parë në atë errësirë. Kjo situatë shpjegon pse versioni i Bisonet për vrasjen e bin Ladenit ndryshon prej atij të “Qitësit”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com