Analisti Janjiç: Kosova ‘karrem’ 
i Rusisë për favore nga SHBA-ja

Analisti Janjiç: Kosova ‘karrem’ <br />i Rusisë për favore nga SHBA-ja
‘Rusia e mban Kosovën si një ‘karrem’ dhe kur ta njohë pavarësinë e saj gjithçka do të përfundojë’. Kështu është shprehur analisti politik serb Dushan Janjiç, në një intervistë për ‘Tanjung’, teksa ka theksuar se edhe pse Serbia dëshiron të thotë se Rusia nuk do ta njohë Kosovën,  një ditë kjo gjë do të ndodhë.

Ai është shprehur se SHBA ka marë përsëri drejtimin në rajon duke marë parasyshë mesazhet që po i vijnë Serbisë nga qendrat politike dhe ato ekonomike botërore.
Janjiç beson se SHBA do të bëhet ‘lojtare kryesore’ në rajon, duke u fokusuar më së shumti në sferën politike dhe në atë të medias, si dy sfera mjaft të rëndësishme për të rëndësishme për të fituar mbështetjen e shoqërisë civile.

Sipas tij, arsyeja e gjithë kësaj është kriza ekonomike dhe zgjerimi i Rusisë në sektorin ekonomik dhe nga ana tjetër edhe fakti që BE-ja ka lënë pas dore ballkanin duke u fokusuar vetëm brenda kontureve të saj.

Ai  theksoi se Bashkimi Europian veproi si një ‘shoqatë e aksioneve të vogla dhe të mesme’ dhe nuk u kujdes për ballkanin, pasi nuk ishte në gjendje tu përgjigjej sfidave të krizave të mëdha sociale dhe sidomos ekonomike.

Më tej, Janjiç u shpreh se SHBA-ja dhe BE-ja dëshirojnë që Serbia ti bashkohet një ditë NATOS-S dhe BE-së, dërsa për Rusinë serbia shërben vetëm si një vend që mat mardhëniet e Rusisë me perëndimin dhe për asgjë tjetër.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër