Themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin humbi jetën si pasojë e një aksidenti ajror në afërsi të Moskës.
Për vdekjen e tij po akuzohet Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, por mediat serbe që kanë lidhje me pushtetin e Aleksandar Vuçiç, thonë se SHBA mund të ketë dorë në lidhje me vrasjen e Prigozhin.
Disa media serbe thonë se Prigozhin është vrarë nga amerikanët.
Analistja amerikane, Ivana Stradner, deklaroi përmes një postimi në Twitter se propaganda e Vuçiçit po nxit narrativën ruse se Prigozhin është vrarë nga SHBA-ja.
“Propaganda e Vuçiçit tani po shtyn narrativat ruse se SHBA-ja e ka vrarë Prigozhin”, shkroi Stradner në Twitter.
Ajo shtoi se qeveria amerikane po lavdëron Vuçiçin se po lëviz drejt Perëndimit.
“Qeveria amerikane ka lavdëruar presidentin serb Vuçiç për lëvizjen drejt Perëndimit dhe duartrokiti mediat në Serbi për narrativat pro-perëndimore”, shkroi Stradner në Twitter.