TIRANE- "Vladimir Putin po gënjen pasi askush nuk i kërcënon rusët etnikë në Ukrainë, pasi kërkon thjesht një pretekst për të përçarë vendin". Kështu shprehet Olya Bosak, një analiste në Kiev gjatë një lidhje me skype në emisionin Airport nga Erjona Rusi, ku ka folur mbi situatën më të fundit në vend pas tensioneve të krijuara në Krime. Sipas saj, pjesa më e madhe e rusishtfolësve në Ukrainë në të vërtetë I mbështetën protestat kundër Janukoviç dhe një pjesë shumë e vogël e tyre në lindje të vendit është pro bashkimit me Rusinë. Bosak tha gjithashtu se askush në Kiev tashmë nuk vë në dyshim legjitimitetin e autoriteteve të përkohshme ndërsa Janukoviç ka humbur çdo të drejtë.
Intervista e plotë
Do të doja të dija se si është situata aktualisht në Kiev?
Ne në Kiev tani jemi më shumë të shqetësuar për atë që po ndodh në Krime tani dhe jemi të shqetësuar edhe se çfarë do të ndodhë në pjesën lindore të Ukrainës. As ne që jemi këtu nuk dime se çfarë të presim.
Dhe cilat janë raportimet më të fundit që vijne nga Krimea?
Njerëzit janë vërtet të tensionuar pasi forcat ruse janë vendosur aty. Forcat tona nuk kanë pranuar kërkesën e ushtrisë ruse për tu dorezuar. Sipas raportimeve qe na vijnë ushtria ruse ka marrë nën kontroll zonat tona ushtarake atje, aeroportet dhe ndertesat apo infrastrukturën ushtarake. Mendoj që ukrainasit atje po tregohen shumë të guximshëm në këtë situatë. Ne u kemi shkruar letra të gjithe atyre të rinjve ukrainas që nuk po dorëzohen, dhe janë të gatshëm të mbrojnë vendin e tyre. Ne vetëm shpresojmë që forcat ruse nuk do të nisin konfrontimin. Por më duhet të them se jemi të vetëdijshëm për provokimet që mund të ndodhin dhe planet që po përgatiten që mund të shkaktojnë të shtënat e para. Kjo është ajo çka druhemi më shumë. Ndërkaq sot ka patur edhe një deklaratë nga kryerabini i Ukraines i cili tha se Rusia thjesht po perpiqet të gjeje një justifikim për të pushtuar vendin, është e njëjta gjë që bëne nazistët në Austri. Ai shpjegon se ka njerëz që mund të vishen si nacionalistë ukrainas dhe të fillojnë të vrasin hebrenjtë që situata të duket si një konflikt i brendshëm apo për veprime terroriste. Kjo është më të vërtet e pabesueshme. Ti me pyete se çfarë mendojnë njerëzit në Kiev. Gjatë protestave morrën pjesë njerëz të ndryshëm, të diplomuar, të rinj apo punetorë të thjeshtë. Por askush nuk ushtroi dhunë edhe pse u fol për terroristë.
Mbetemi te Krimea dhe situata atje. Besoj se ti dhe i gjithë populli ukrainas e ndoqi konferencën për shtyp të presidentit rus Vladimir Putin ku ai mohoi që trupat e tij të kenë rrethuar Krimenë ndërsa tha se ka të drejtën të mbrojë rusët etnikë në lindje të vendit. Cili është reagimi për këtë deklaratë të tijën?
Mbase përgjigja më e thjeshtë që mund të të jap është për në është e vështirë ta kuptojme. Një miku im thotë se mbase këto deklarata nesër mund të shndërrohen në barsaleta , por sot janë të papranueshme. Nga po i mbron Putin ata? Kush po i kërcënon rusisht folësit në Ukrainë. Ata madje i mbështetën protestat në Kiev. Protestat mbaruan dhe më në fund ne po festonim fitoren dhe të gjithë ishim shumë të lumtur, kur Putin u shfaq me forcat e tij ushtarake në Krime. Për ne ishte një surprizë e madhe sinqerisht. Sepse nuk po kuptojmë se kë po mbron ai në Ukrainë dhe nga kush apo nga çfare po i mbron? Këto janë pyetje që nuk dimë ti japim një përgjigje. Është vërtet e çuditshme dhe e pakuptueshme.
Kam dëgjuar shumë analiste që thonë se Krimea është e vetmja pjesë për të cilën Rusia mban zi ende sot. Mendoni se Rusia do të arrije ta marre dhe Ukraina do të lejojë shkëputjen e saj?
Mund të të përgjigjem me rezultatet e nje vëzhgimi të bërë nga nje prej instituteve me te medha te sociologjise në vend. Një vëzhgim i bërë përpara rënies së presidentit Janukoviç dhe në të gjitha rajonet më të mëdha të Ukrainës. Dhe sipas sondazhit, vetem 26 % e popullsisë eshte pro bashkimit me Rusinë. Në perëndim të vendit është më pak se 1 %, në pjesën qëndrore rreth 5 % dhe në lindje rreth 20 %. Kjo ishte përpara rënieës së Janukoviçit. Por pasi njerëzit panë ato pallatet luksoze jo vetëm në Kiev por edhe në qytete të tjera. Dhe ishte diçka befasuese jo vetëm për ukrainasit por të gjithë e kuptojnë tani pse nuk ishim të kënaqur nga ish presidenti ynë. Pra një pjesë shumë e vogël do ti bashkohet Rusisë. Ndërsa në Krime është një situatë tjetër. Njerëzit aty po manipulohen, sepse u thuhet që rusët do ti mbrojnë nga terroristet në Kiev, fashistët që kanë marrë pushtetin. Dhe njerëzit atje nuk dinë se si është realiteti këtu sepse nuk kanë akses nga mediat ukrainase, çka është një tjetër çështje. Pra atje po bëhet propagandë dhe ka mungesë informacioni realisht.
Do të doja të dija cili ishte reagimi i vizitës së Xhon Kerrit në Kiev. Ai ndezi qirinj për viktimat dhe u takua me njerëzit në rrugë. Cila është ndjesia pas kësaj vizite lidhur me mbështetjen e SHBA-ve.
Ndjesia është që mbase jemi vendi i vetëm që ka kaq shumë mbeshtetje nga e mbarë bota. Kaq shumë vende kanë shprehur shqetësim dhe solidaritet me atë që po ndodh këtu dhe njerëzit janë të kenaqur. Ne shpresojmë që perëndimi të përdore sanksionet ekonomike kundër Rusisë dhe që Putin të frikesohet nga izolimi ndërkombetar çka mbase do të mund ta ndaloje atë.
Olya ka kaq shume diskutime lidhur me faktin nëse autoritetet e përkohshme janë ato legjitime në Ukrainë, ndërsa Janukoviç pretendon se është ende presidenti legjitim. Pra në këndveshtrimin e njerëzve a janë Turçinov dhe Jatsenuk liderët legjitime të vendit.
Mendoj që për këtë nuk ka diskutime. Dje dëgjova ambasadorin rus në OKB që thoshte se kishte në dorë një letër të shkruar nga presidenti legjitim i Ukrainës Janukoviç drejtuar presidentit Putin, ku ai i kërkon mbrojtje. E shkruajta këtë deklaratë dhe doja ta postoja në Facebook, por pastaj nuk po arrija ta besoja atë që kishte thënë. Sinqerisht nuk po e besoja, madje mendova mos e kisha dëgjuar gabim nga përkthimi në anglisht, sepse nuk ka asnjë diskutim për faktin se Janukoviç nuk ka më legjitimitet. Tashme kemi një president të ri të përkohshem, kemi një qeveri, ministrat, dhe puna po vazhdon normalisht. Madje njerëzit po i dërgojne CV qeverisë së re për tu punësuar ndërsa ka plot organizata që janë gati edhe të punojnë vullnetarisht për këtë qeveri. Ne sapo festuam fitoren megjithëse pati viktima për këtë fitore dhe mendonim se më në fund gjithçka po merrte zgjidhje. Pra askund nuk diskutohet kjo gjë. Po flitet për ministra të rinj, politika dhe strategji të reja por askush nuk e njeh më Janukoviçin si president.
Dhe një pyetje të fundit. A i druhen njerezit një lufte?
Ka shumë gjëra që ndodhen papritur për ne, madje edhe refuzimi i marrëveshjes me BE-në, që 95 % prej nesh besonte se do teë nenshkruhej sepse kështu ishte premtuar, dhe më pas filluan të shtënat dhe vrasjet. Kështuqë tani jemi të pergatitur për gjithçka sepse nuk e dimë se cfarë ka Putin në mendje. Thjesht shpresojmë që të mos ketë në mendje një lufte të trete botërore. Kjo eshte ajo çka shpresojmë.
Olya faleminderit qe ishe me ne sonte, të shpresojme që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt dhe në menyrën më të mirë të mundshme. Faleminderit
Faleminderit juve, mbi të gjitha për mbështetjen që na jepni.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com