Analizë,5-mujori: Rriten importet
 për lëndë të parë për industritë 

Analizë,5-mujori: Rriten importet<br /> për lëndë të parë për industritë 
TIRANË - Në 5 muajt e parë janar-maj te ketij viti u shënua rritje e kosniderueshme për disa grup-mallrash që tregojnë një tendencë zhvillimit të disa lloj investimesh të huaja dhe industritë prodhuese vendase edhe pse pësuan në total rënie me 1,2% si pasojë e efektit që dha mos importimi i energjisë elektrike, që ka zënë përherë peshë jo të vogël si dhe disa produkte, të cilat po prodhohen në vend.

Importet janë rritur për makineritë dhe pajisjet e nevojshme për investimet nga projekti TAP, HEC-et mbi lumin Devoll dhe disa HEC-e vendore, lëkurët, si lëndë e parë për industrinë në rritje të prodhimit të këpucëve dhe produkteve kimike, që shërbejnë në disa lloj industrish prodhuese në vend.

Por, në rënien e importeve të mallrave si 5-mujor me 1.2 % në krahasim me janar-maj 2014, rënia me e madhe lidhet me energjinë elektrike, që u zëvendësuan me prodhimin vendas në rritje. Kështu importi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë ra me 36 % gjatë 5 muajve janar-maj. Rënie pësuan dhe importi i prodhimeve të drurit dhe letrës, pasi po zëvendësohen nga rritja e prodhimit vendas për këto mallra. Gjithashtu, rënie me 1.6% u shënua për materialet e ndërtimit.

Rritja më e madhe e importeve u shënua për makineritë dhe pajisjet me 15% në 5 muajt e parë, cka lidhet me investimet nga projekti TAP dhe HEC-et mbi lumin Devoll.Me rritje janë mallrat e grupit "lëkurët dhe artikujt e tyre" me 9.4%, si lëndë e parë për industrinë e prodhimit të këpucëve, që po vjen në rritje. Rritje është shënuar dhe me importet e produkteve kimike dhe plastike me 7%, një pjesë e të cilave shërben si lëndë e parë për disa lloj industrish prodhuese në vend.

Kryesisht importet e mallrave industriale vijnë nga tregjet europiane.

Importet e mallrave në muajin arritën vlerën 44 miliardë lekë me një ulje 8,3 % në krahasim me Maj 2014, ndërsa u rritën me 1,2 % në krahasim me muajin parardhës, prill 2015. Grupi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, vijon performancën pozitive, duke u rritur e zgjeruar me 11%, në gati 17 miliardë lekë, kryesisht si rrjedhojë e performancës së mirë të gizës dhe çelikut. Megjithatë, ky grup ka rënë me gati 18% në maj, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum nga autoritetet mjedisore.

Një tjetër grup që po shënon revolucion këtë vit është ai i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, që është rritur me 60% në 5.6 miliardë lekë, si rrjedhojë e gjallërimit të kompanive të fasonit industrial me pjesët elektrike, duke shënuar rritjen më të lartë në vlerë absolute nga të gjitha grupet.

Edhe në muajin maj importet nga vendet e BE-së zunë 66,3 % të importeve gjithsej, duke u rritur 0,3 %, krahasuar me Maj 2014. Peshën më të madhe e zënë Italia me 53,4 %, Greqia 14,0 % dhe Gjermania me 9,8 %, ndërsa u shënuan rritje të importeve edhe nga shtetet si Austria dhe Gjermania.

Krahasuar me një vit më parë, në maj 2015 importet e mallrave janë ulur nga Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe Kroacia. Nga Kosova u shënua rritje e mallrave me 1,2% më shumë se në maj 2014./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim