TIRANE- Treguesit e fundit zyrtarë të certifikuar dje nga INSTAT dhanë një pamje gri të tregtisë me jashtë të Shqipërisë. Mbase një panoramë e tillë edhe mund të mos pritej nga ata që e shohin “nga jashtë”, dinamikën e tregtisë me jashtë. Por shënjat ishin dhënë, sidomos nga konjukturat ndërkombëtare. Sipas entit shqiptar zyrtar të statistikave “eksportet kanë shënuar në 2014-n ritmet vjetore më të ulëta të rritjes që në 2009, duke u zgjeruar me vetëm 3.7%. Duke përjashtuar 2009-n, ky është ritmi më i ulët i rritjes së eksporteve në dekadën e fundit”.
Arsyet e një gjendjeje të tillë varen nga shumë faktorë, të jashtëm e të brendshëm, por dominon dobësia strukturore e ekonomisë shqiptare, dominojnë eksportet që kanë pak vlerë të shtuar dhe sidomos shitja e burimeve të papërpunuara natyrore, faktorë që janë vënë në dukje, edhe nga ekspertët e statistikave.
/Shqiptarja.com