Analiza e FMN: Përfitimet nga hapja e negociatave në qershor dhe kostot nëse procesi frenohet

Analiza e FMN: Përfitimet nga hapja e negociatave në qershor dhe kostot nëse procesi frenohet

Foto ilustruese

Thuajse i gjithë raporti i parë i post monitorimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar është i bazuar në një hipotezë, atë të përshpejtimit të reformave, rrjedhojë e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Madje, FMN, shkon edhe më tej, duke thënë se, diçka e tillë pritet të ndodhë.

Të gjitha projeksionet, përfshirë ato të rritjes ekonomike në 4% në horizontin afat-mesëm, deri në 2023, janë të bazuar mbi këtë pritshmëri. Pra, në rast se do të çeleshin negociatat, atëherë qeveria shqiptare do të përshpejtonte procesin e reformave, duke ndjekur kështu edhe kapitujt e ndryshëm të anëtarësimit.

Kjo do të sillte përmirësim të klimës së biznesit, e për rrjedhojë më shumë investime. Por, ka një skenar tjetër; ai i shtyrjes dhe vonesës në reforma. Kjo do të ndodhte kryesisht në rast se, do të kishim edhe një shtyrje të negociatave, apo në rastin më të keq, dështim  të tyre.

FMN, e analizon më së miri këtë skenar, duke dhënë edhe projeksione konkrete. Në bazë të këtij skenari, rritja ekonomike,  do të  zbriste në 3% gjatë viteve të ardhshme, çka do të thotë se, dështimi i negociatave për anëtarësim në union mund t`i kushtojë ekonomisë shqiptare deri në 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vit.

Por, nuk mbaron me kaq. Në skenarin normal, atë të vijimit të reformave, borxhi publik projektohet të zbresë në 60.4%, ndërsa në rast se reformat do të vonohen, projeksionet flasin për një normë të borxhit publik në raport me PBB në 74.3% në 2023.

Nëse ndjekim arsyetimin e FMN hapja e negociatave nuk është vetëm një proces politik dhe as vetëm një çështje aksesi në fondet e Bashkimit Europian, por një lidhje direkte me parametrat kryesor makroekonomik të këtij vendi./Scantv/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir: 28/05/2018 11:10

    Ky pohim i FMN-se eshte ABC-ja e ekonomise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite