Analiza e humbjes, ja 44
përgjegjësit për disfatën e PD

Analiza e humbjes, ja 44<br />përgjegjësit për disfatën e PD<br>
Partia Demokratike, subjekti politik më i madh në opozitë, ka nisur analizën e humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit. Një grup i gjerë eksponentësh të Partisë Demokratike, ku përfshihen Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Arben Imami, Ridvan Bode, Genc Ruli etj., kanë identifikuar Lulzim Bashën si përgjegjësin kryesor për humbjen e radhës në zgjedhjet parlamentare. Ndërkaq, Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se, zgjedhjet u deformuan me paratë e drogës dhe krimit.

Kreu i PD ka pranuar njëfarë përgjegjësie personale, ndërsa thotë se amerikanët e kërcënuan për të hyrë në zgjedhjet si dhe firmosur marrëveshjen me Edi Ramën. Disa mbështetës të Bashës, kryesisht deputetët e rinj, kanë akuzuar grupin e ish-deputetëve që nuk u përfshi në listë, për sabotimin e fushatës. Një qëndrim të ndërmjetëm ka mbajtur Sali Berisha.

Sipas tij, Basha ka përgjegjësinë kryesore, por nuk është përgjegjësi i vetëm për rezultatin negativ në zgjedhje. Ditët e fundit, Berisha akuzoi Bashën për futjen e partisë në armiqësi, për hartimin e një liste kandidatësh të pranueshme, për këshilltarë mizerabël si dhe për ndjekjen e një taktike të gabuar elektorale. Gjithsesi, Berisha mbështeti zgjedhjet në PD dhe rikandidimin e Bashës. Në këto kushte, sipas të gjitha gjasave, analiza do të zhvillohet bazuar në qëndrimin e Berishës, për një përgjegjësi, e cila rëndon mbi një rreth të gjerë drejtuesish të PD.

Përgjegjësit për humbjen
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ua besoi disa personave konkretë përgjegjësinë për fushatën dhe rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017. Ata janë deputetët që kanë kryesuar listën në qarqe, drejtuesit e fushatës dhe kryetarët e degëve të Partisë Demokratike. PD ka humbur në 9 qarqe nga 12 të tilla, krahasuar me rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 2013. PD ka marrë një rezultat pozitiv, gjithnjë krahasuar me zgjedhjet e 2013, në Qarkun e Fierit me 535 vota plus, në Gjirokastër me 105 vota plus si dhe në Vlorë me 1175 vota plus, ku lista kryesohej nga biznesmeni Agron Shehaj.

Humbjen më të thellë Partia Demokratike e ka shënuar në Qarkun e Tiranës me minus 21 987 vota, ndjekur nga Elbasani me minus 13 171 vota dhe Durrësi me minus 9 047 vota. Në Qarkun e Tiranës, lista e Partisë Demokratike është kryesuar nga vetë Lulzim Basha, i ndjekur nga Orjola Pampuri dhe Rudina Hajdari. Kush më pak dhe kush më shumë, pjesë e përgjegjësisë së humbjes janë edhe krerët e Partisë Demokratike në të gjitha degët e Tiranës, konkretisht Dilaver Laçi, Albert Faruku, Fatbardh Plaku, Uran Metko, Ervin Goxhaj, Ndriçim Babasi, Astrit Xake, Lefter Kostenja, Ervis Xhako, Saimir Mulgeci, Eduart Kelmendi etj.

Katër qarqe të tjera
Në Elbasan lista është kryesuar nga Edmond Spaho, i cili pavarësisht humbjes së thellë, u zgjodh kryetar i grupit parlamentar të PD. Pjesë e përgjegjësisë për këtë rezultat në Elbasan është edhe Aurel Bylykbashi kreu i degës së Partisë Demokratike në Elbasan.

Në Durrës, lista është kryesuar nga Oerd Bylykbashi, ndërsa kryetari i degës së PD së Durrësit, Osman Stafa është ‘ngrirë’ nga drejtuesit e lartë të partisë që pas humbjes së Grida Dumës përballë Vangjush Dakos në zgjedhjet lokale të 2015. Edhe në Qarkun e Dibrës, Partia Demokratike ka marrë 8 558 vota më pak se në zgjedhjet e 2013. Degët e PD në Qarkun e Dibrës drejtohen nga Durim Balla kreu i degës së PD Bulqizë, Rahim Kaleci kreu i degës së PD Dibër dhe Alfred Ahmetcenaj kreu i degës së PD Mat. Në Korçë, PD ka marrë 5020 vota më pak. Lista e PD në Korçë është kryesuar nga Valentina Duka, ndërsa dega e PD nga Andrea Mano.
 
Humbësit e mëdhenj të PD në zgjedhjet e parlamentare
 
-Qarku Tiranë, minus 21 987 vota
1.Kryesues i listës Lulzim Basha

2.Dilaver Laçi, kreu i PD dega Tiranë
3.Albert Faruku, kreu i PD dega Tiranë

4.Fatbardh Plaku, kreu i PD dega Tiranë

5.Uran Metko, kreu i PD dega Tiranë

6.Ervin Goxhaj, kreu i PD dega Tiranë

7.Ndriçim Babasi, kreu i PD dega Tiranë

8.Astrit Xake, kreu i PD dega Tiranë

9.Lefter Kostenja, kreu i PD dega Tiranë

10.Ervis Xhako, kreu i PD dega Tiranë

11.Saimir Mulgeci, kreu i PD dega Tiranë

12.Eduart Kelmendi, kreu i PD dega Tiranë

13.Florian Lila, kreu i PD dega Tiranë

14.Arben Shazo, kreu i PD dega Tiranë 

-Qarku Elbasan, minus 13 171 vota
1.Kryesues i listës Edmond Spaho

2.Aurel Bylykbashi kreu i degës së PD në Elbasan

3.Elmaz Haruni kreu i degës së PD Gramsh

4.Bujar Vreto kreu i degës së PD Librazhd

5.Diell Çela kreu i degës së PD Peqin 

-Qarku Durrës minus 9 046 vota
1.Kryesues i listës Oerd Bylykbashi

2.Dragush Vogli kreu i degës së PD Krujë

3.Rezart Tushaj kreu i degës së PD Shijak 

-Qarku Dibër, minus 8 558 vota
1.Kryesuese e listës Dhurata Çupi

2.Durim Balla kreu i degës së PD Bulqizë

3.Rahim Kaleci kreu i degës së PD Dibër

4.Alfred Ahmetcenaj kreu i degës së PD Mat 

-Qarku Korçë, minus 5020 vota
1.Kryesuese e listës Valentina Duka

2.Andrea Mano kreu i degës së PD Korçë

3.Arben Miza kreu i degës së PD Devoll

4.Viktor Duro kreu i degës së Kolonjë

5.Renato Preza kreu i degës së Pogradec 

-Qarku Shkodër minus 4772 vota
1.Kryesues i listës Romeo Gurakuqi

2.Pjerin Spathari kreu i degës së PD Malësi e Madhe

3.Prel Gjoni kreu i degës së PD Pukë 

-Qarku Lezhë, minus 3,599 vota
1.Kryesues i listës dhe drejtues i fushatës Aldo Bumçi

2.Paulin Marku, kreu i degës së PD në Lezhë

3.Altin Gjoni kreu i degës së PD Kurbin

4.Bardhok Filopati kreu i degës së PD Mirditë

-Qarku Berat, minus 2534 vota
1.Kryesues i listës Eduard Halimi

2.Gazmend Azizi kreu i degës së PD Berat

3.Vehbi Luzi kreu i degës së PD Kuçovë

4.Hajredin Bakiasi kreu i degës së PD Skrapar 

-Qarku Kukës, minus 2483 vota
1.Kryesues i listës dhe drejtues i fushatës Flamur Noka

2.Arif Rexhmati kreu i degës së PD në Kukës 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik