Analiza e policisë, Burgaj: Fshehja
e veprave penale, shpërdorim detyre

Analiza e policisë, Burgaj: Fshehja <br />e veprave penale, shpërdorim detyre
TIRANE - Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka qenë tepër i ashpër në apelin e tij drejtuar policisë së kryeqytetit. Gjatë analizës vjetore të drejtorisë së policisë së kryeqytetit, Burgaj tha se tendenca për fshehjen e veprave penale është shpërdorim detyre.

"Çdo thirrje telefonike për ndihmë duhet vlerësuar, pasi 90 % e tyre janë vepra penale. Këmbëngul për evidentim dhe regjistrim për çdo vepër penale që ndodh në Drejtorinë e Tiranës dhe Shqipërisë. Mosmarrja e kallëzimit mos evidentimi, mosrregjistrimi dhe ndjekja e tyre përbën vepër penale, shpërdorim detyre të punonjësit të policisë", u shpreh Burgaj.

Ndërsa drejtori i qarkut Tiranë Bernard Çaushaj vuri thkesin në punën e deritanishme të policisë dhe objketivat për vitin 2013.

Të pranishmit u ndalën dhe në analizimin e sektrorit të migracionit dhe kufirit ku veç arritjeve u theksuan dhe problematikat në raport me defektet në sistemin TIMS.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar