Analiza e PS, deputetët humbës 
 "Pjesëmarrrja në votime e ulët"

Analiza e PS, deputetët humbës <br /> 
TIRANE - Deputetët e Partisë Socialiste kanë dorëzuar në selinë qendrore raportet e tyre për çdo zonë elektorale që kanë pasur në ngarkim. Kjo detyrë e lënë në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare i ka vënë deputetët “përpara pasqyrës”, ku u është dashur të plotësojnë një raport ku krahasohen votat për PS-në në dy zgjedhjet e fundit 2011 dhe 2013, krahasuar me ato të 21 qershorit. Këto raporte do të shqyrtohen nga kryetari i partisë Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi.

Mësohet se uljen e rezultatit në një numër të konsiderueshëm të bashkive të vendit, disa deputetë e kanë argumentuar, në raportin drejtuar kryetarit të partisë, si pasojë e uljes së pjesëmarrjes qytetare në votime. Nga krahasimi i të dhënave me vitin 2011, rezulton se në Qarkun e Vlorës, partia më e madhe e mazhorancës është rritur, madje në Himarë është dyfishuar, ndërsa në qarkun Gjirokastër PS ka rënie të nivelit të votave për këshillin bashkiak. Në qarkun e Beratit PS nuk ka ndonjë ndryshim të madh, krahasuar më vitin 2011.

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS