Gjate vitit 2013 ka rene numri veprave te evidentuara me 241 vepra me pak.
Sektori Kundër Krimeve te Renda
Nga sektori kundër krimeve te renda janë evidentuar 116 vepra penale nga te cilat janë zbuluar 65 ose 56 % e tyre. Për këto vepra penale janë evidentuar 100 autore nga te cilët 65 persona janë arrestuar, 18 janë ndjekur ne gjendje te lire dhe 17 janë shpallur ne kërkim.
Sektori Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve
Nga sektori kundër narkotikeve dhe trafiqeve për periudhën janë evidentuar 138 vepra penale nga te cilat janë zbuluara 121 ose 87.7 % e tyre. Ne këto vepra penale janë implikuar 178 autore nga te cilët 84 te arrestuar, 83 janë proceduar ne gjendje te lire dhe 13 shpallur ne kërkim.
Seksioni Kundër Narkotikeve & Trafiqeve ne Komisariatin e Policisë Sarande:
Ka evidentuar 43 vepra penale nga te cilat janë zbuluar 35 ose 81.4% e tyre. Ne këto vepra janë implikuar 64 autore nga te cilët 37 janë arrestuar, 21 janë ndjekur ne gjendje te lire dhe 6 janë shpallur ne kërkim.
Sasia e lendes narkotike te sekuestruar gjate vitit 2013
Viti 2013
Kanabis Heroinë Kokaine
7503.8 kg 8.899kg 0.117kg
Viti 2012
Kanabis Heroine Kokaine
7045.3kg 4.841 kg 0.737kg
Sektori Kundër Krimit Financiar
Nga sektori kundër krimit financiar janë evidentuar 207 vepra penale nga te cilat janë te zbuluar 193 ose 93.2 % e tyre. Ne këto vepra penale janë implikuar 234 autore nga te cilët 17 te arrestuar, 211 proceduar ne gjendje te lire dhe 5 shpallur ne kerkim.
Seksioni Kundër Krimit Ekonomik
Ka evidentuar 107 vepra nga te cilat ka zbuluar 99 ose 92.5% e tyre. Ne këto vepra janë implikuar 110 autore nga te cilët 3 janë arrestuar, 102 janë ndjekur ne gjendje te lire dhe 5 janë shpallur ne kërkim.
Grupe kriminale te goditura gjate vitit 2013
Gjate vitit 2013 është bere e mundur goditje e 10 grupeve kriminale te cilat te ndara sipas tendencave te kriminalitetit paraqiten.
* Sektori Kundër Narkotikeve e Trafiqeve ka goditur 6 grupe kriminale dhe konkretisht 4 raste ”Trafik i narkotikëve”, parashikuar nga nenet 283/a, 297 dhe 25 të K. Penal dhe 2 raste “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.
* Sektori Kundër Krimeve te Renda ka goditur 3 grupe kriminale dhe konkretisht: 1 rast “Shkatërrimit te prones me zjarre” 1 rast per veprat penale te vjedhjes se banesave dhe automjeteve parashikuar nga neni 151 e 134/2 i K. Penal dhe 1 rast per veprat penale “Vrasje” dhe krime te tjera kunder personit.
* Komisariati Policise Vlore ka goditur 1 grup kriminal dhe konkretisht per nje seri vjedhje banesash ndodhur në lagjet “Partizani“, “15 Tetori“, “4 Heronjtë“, në periudhen Mars – Nëntor 2013.
Ndërsa gjate vitit 2102 janë goditur 18 grupe kriminale dhe konkretisht.
* Sektori Kundër Narkotikeve e Trafiqeve ka goditur 14 grupe kriminale.
* Seksioni Kundër Krimeve te Renda ka goditur 3 grupe kriminale.
* Seksioni kundër krimeve te hapura ne Komisariatin Policisë Vlore ka goditur 1 grup kriminal për veprën penale te vjedhjes.
Operacione policore te zhvilluara gjate vitit 2013
Gjate vitit 2013 janë zhvilluar 34 operacione policore dhe konkretisht te ndara sipas strukturave qe i kane realizuar këto operacione gjendja paraqitet.
* Nga Sektori Kunder Narkotikeve e Trafiqeve jane realizuar 17 operacione policore.
* Nga Sektori Kundër Krimeve te Renda janë realizuar 4 operacione policore.
* Nga Sektori Kunder Krimit Financiar jane realizuar 3 operacione policore.
* Për persona te shpallur ne kërkim ndërkombëtar janë zhvilluar 6 operacione policore.
* Operacione ndërkombëtare te kryera ne bashkëpunim me policitë e tjera, jane kryer 2 operacione policore.
* Operacione te kryera nga strukturat e Komisariateve te Policisë, jane kryer 2 operacione policore.
Puna e bere me ngjarjet e vjetra te dokumentuara gjate vitit 2013
Ngjarjet e vjetra te zbuluara gjate vitit 2013 janë :
* 1 vrasje me paramendim
* 1 vjedhje me arme
* 1 vjedhje me dhune
* 2 shkatërrim prone me zjarr
* 1 shkatërrim prone
* 27 vjedhje.
Personat ne kërkim te kapur gjate vitit 2013
Nga efektivat e Drejtorisë Policisë Qarkut Vlore gjate vitit 2013 janë kapur ne shkalle qarku 152 persona ne kërkim për vepra te ndryshme penale nga te cilët 8 janë kapur me qellim ekstradimi ne vendet ku kane kryer krime. Gjate vitit 2012, rezulton te jene kapur 183 persona te shpallur ne kërkim. Pra siç shihet gjate vitit 2013 janë kapur 30 persona ne kërkim me pak se gjate vitit te kaluar.
Personat e kapur gjate vitit 2013, te ndara sipas veprave penale janë:
* 5 për vrasje.
* 10 për vjedhje me dhune e arme
* 7 për vrasje te mbetur ne tentative
* 3 për plagosje te rende.
* 1 për rrëmbim personi
* 8 për trafikim lendeve narkotike
* 18 për prodhim e shitje te narkotikeve.
* 3 për kultivim te bimëve narkotike.
* 1 për shfrytëzim prostitucioni
* 44 për vjedhje.
* 2 për shkatërrim prone me zjarr.
* 10 për fallsifikim dokumentesh
* 2 për korrupsion
* 1 për heqje te paligjshme te lirisë
* 1 për dhënie ndihme për kalim te paligjshëm te kufirit
* 3 për mbajtje pa leje te armeve luftarake
* 21 për vepra te tjera penale.
* 8 me qellim ekstradimi
Për vitin 2013 ne Qarkun e Vlorës, lufta kundër te fenomenit te kultivimit te bimëve narkotike ka qene nder prioritetet e rëndësishme Drejtorisë Policisë Qarkut Vlore, ku ne zbatim te Planit te Operacionit Nr. 416 date 18.03.2013, ‘’Për kontrollin, monitorimin, evidentimin dhe asgjësimin e parcelave te mbjella me kanabis sativa’’, ne territorin qe mbulon Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë janë evidentuar 60 raste te kultivimit te bimëve narkotike. Për këto vepra penale janë evidentuar 8 autore nga te cilat 4 janë arrestuar 1 proceduar ne gjendje te lire dhe 3 janë shpallur ne kërkim. Nga 60 vepra penale te evidentuara 56 prej tyre janë evidentuar ne rrethin e Vlorës, 2 raste ne rrethin e Sarandës dhe 2 raste te tjera ne rrethin e Delvinës. Ne këto vepra penale janë sekuestruar dhe asgjësuar 11980 bime narkotike kanabis sativa krahasuar me 6035 rrënjë te asgjësuara po për këtë periudhe te vitit 2012.
Vëmendje te veçante nga strukturat e Drejtorisë Policisë Qarkut Vlore i është kushtuar problemit te ndërtimeve pa leje. Gjate vitit 2013, janë referuar 56 raste te ndërtimeve pa leje nga te cilat, 38 ne rrethin e Vlorës dhe 18 ne rrethin Sarandës. Ne këto vepra janë implikuar 53 autor nga te cilët 6 janë arrestuar ne flagrance, 46 ne gjendje te lire dhe 1 është shpallur ne kërkim.
Siguria Publike
Gjate vitit 2013 është ndjekur me përparësi situata kriminale, për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, sigurimin e jetës, mbrojtjen e pronës dhe forcimin e marrëdhënieve me komunitetin.
Forcimi i masave organizative për përballimin me sukses te fushatës zgjedhore Qershor 2013 dhe sezonit turistik veror 2013.
Ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjate vitit mësimor, mbarëvajtjes se subjekteve te biznesit, aktiviteteve politike kulturore e sportive kombëtare dhe ndërkombëtare ne territorin e qarkut, duke bashkëpunuar dhe me institucionet e tjera shtetërore dhe organizatat joqeveritare.
Redaksia Online