Mbledhja e Kuvendit Kombëtar, grupi 'Për PD': Basha kërkon të bëjë spastrimet e fundit në parti, shkarkon përgjegjësinë e humbjes së 25 prillit te demokratët

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar, grupi 'Për PD': Basha kërkon të bëjë spastrimet e fundit në parti, shkarkon përgjegjësinë e humbjes së 25 prillit te demokratët

Grupi 'Për PD'

Analiza e zgjedhjeve të 25 prillit në PD, duke futur në filter "armiqtë" e kreut demokrat Lulzim Basha, sipas grupit "Për PD" po bëhet në mënyrë që Basha të shkarkojë nga vetja përgjegjësitë e humbjes në 25 prill te anëtarët e thjeshtë të partisë, Kryetarët e Degëve dhe Degët e PDSH-së, sipas tyre pa bërë transparencë se çfarë ndodhi me garancitë që dha para zgjedhjeve. Ndërkaq theksojnë se analiza për zgjedhjet është në kundërshtim me deklaratat e Bashës për "masakër zgjedhore". Ata i bëjnë thirrje Bashës që të ndajë mendjen, ose që zgjedhjet janë vjedhur ose s'janë arritur objektivat e të pranojë humbjen.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD më 17 korrik pa mbyllur analizën e zgjedhjeve të 25 prillit sipas grupit "Për PD" tregon se qëllimi i vërtetë nuk janë zgjedhjet. Pika 3 e vendimit të Kryesisë së PD, grupi "Për PD" thotë se flet për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa e cilëson të paligjshëm dhe antistatutor. Sipas tyre kjo pikë duhet të hiqet nga rendi i ditës, ndërsa theksojnë se Basha kërkon të bëjë fushatën e fundit të spastrimeve në parti, pas përfundimit të zgjedhjeve së 13 qershorit dhe rikonfirmimit në krye të partisë sipas tyre pa garë dhe duke hequr nga listat mijëra demokratë.

"Në vendimin e Kryesisë “Për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Pika II 1 e këtij vendimi flet për informimin e Kuvendit Kombëtar mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021, në një kohë kur po kjo kryesi ka vendosur se analiza mbi zgjedhjet e prillit përfundon në 30 shtator 2021.

Ky vendim është antistatutor dhe i paligjshëm për faktin se bie ndesh me nenin 50 të Statutit të Partisë Demokratike “Mbi kompetencat e Këshillit Kombëtar” ku theksohet se mandati i Këshillit dhe Organeve Drejtuese të tij është 4 (katër) vjeçar. Mungesa e transparencës në vendimarrje dhe vendimet e pabazuara në statut vazhdojnë të jenë problem kryesor i lidershipit të Partisë Demokratike që menjëherë pas përfundimit të ngjarjes së 13 qershorit 2021 dhe rikonfirmimit të Kryetarit të Partisë pa garë dhe duke hequr nga listat mijëra demokratë, kërkon të bëjë fushatën e fundit të spastrimeve në Parti. Ndërprerja e mandatit të Këshillit Kombëtar është i paligjshëm dhe duhet hequr nga rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar", thuhet në deklaratën e grupit "Për PD".

Një ditë pas mbledhjes së kryesisë, PD ka miratuar formularin në bazë të së cilit do të bëhet analiza për zgjedhjet. Demokratët do ta nisin nga zbatuesit e ‘masakrës zgjedhore’ analizën e brendshme për zgjedhjet e 25 prillit. Me porosi të Bashës në filtrin e tyre do të kalojë çdo person që pretendohet se ka bëë fushatë për socialistët e që në këndvështrimin e opozitarëve kreu krime zgjedhore. 

Deklarata e grupit për PD:

Grupi për PD shpreh shqetësimin e tij në lidhje me vendimet e mbledhjes së fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur në datë 18 qershor 2021. Në vendimin e Kryesisë “Për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Pika II 1 e këtij vendimi flet për informimin e Kuvendit Kombëtar mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021, në një kohë kur po kjo kryesi ka vendosur se analiza mbi zgjedhjet e prillit përfundon në 30 shtator 2021.

Kryetari i rikonfirmuar në minorancë me vetëm 30 mijë vota të anatërësisë së PDSH-së, 25 mijë më pak se në vitin 2017, kërkon të shkarkojë përgjegjësinë e tij për zgjedhjet e 25 prillit 2021, tek anëtarët e thjeshtë të Partisë, Kryetarët e Degëve dhe Degët e PDSH-së, pa bërë transparencë se cfar ndodhi me garancitë që dha para zgjedhjeve në lidhje me mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Analiza për “realizimin e objektivave të vendosur për zgjedhjet e 25 prillit 2021” është në kundërshtim të hapur me deklaratat për masakër zgjedhore. Zoti Basha duhet të ndajë mendjen, ose zgjedhjet janë vjedhur ose nuk janë arritur objektivat nga strukturat e Partisë Demokratike dhe deputetet e listës. Në të kundërt ai duhet të pranojë siç është e udhës përgjegjësitë e tij për këtë humbje. Mbledhja e Kuvendit Kombëtar pa mbyllur analizën tregon se qëllimi i vërtetë nuk janë zgjedhjet.

Pika 3 e të njëjtit vendim flet për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ky vendim është antistatutor dhe i paligjshëm për faktin se bie ndesh me nenin 50 të Statutit të Partisë Demokratike “Mbi kompetencat e Këshillit Kombëtar” ku theksohet se mandati i Këshillit dhe Organeve Drejtuese të tij është 4 (katër) vjeçar. Mungesa e transparencës në vendimarrje dhe vendimet e pabazuara në statut vazhdojnë të jenë problem kryesor i lidershipit të Partisë Demokratike që menjëherë pas përfundimit të ngjarjes së 13 qershorit 2021 dhe rikonfirmimit të Kryetarit të Partisë pa garë dhe duke hequr nga listat mijëra demokratë, kërkon të bëjë fushatën e fundit të spastrimeve në Parti. Ndërprerja e mandatit të Këshillit Kombëtar është i paligjshëm dhe duhet hequr nga rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Partia Demokratike ka lindur si një Parti e lirisë së mendimit dhe individit, e vendimeve kolegjiale dhe marrjes së përgjegjësive e për këtë arsye do të mbetet e tillë pavarësisht spastrimeve të Kryetarit gjatë 8 viteve të fundit. Grupi për PD do të vazhdojë të kërkojë ringritjen e Partisë dhe rimëkëmbjen e saj, afrimin e të gjitha kontributeve dhe bashkimin e Partisë deri në ardhjen sa më parë në pushtet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja