Prokuroria dhe policia e Vlorës shpresojnë se kanë siguruar gjurmë gishtash nga arma tip automatik e gjetur brenda në makinë BMW, e sekuestruar poshtë një mbikalimi në fshatin Panaja të Vlorës.
Sipas burimeve në brendësi automjeti është kqyrur me detaje dhe se nga ekspertët janë fiksuar disa gjurmë gishti. Këto gjurmë dhe arma e krimit prej 24 orë janë transportuar në Tiranë për tu ekzaminuar në laboratorin e policisë shkencore.
Ndërkohë shkaku që ka ndikuar në mos djegien e makinës,ka qënë mungesa e oksigjenit brenda në makinë. Kjo pasi sipas anëtarëve të grupit hetimor, xhamat e makinës kanë qënë tërësisht të mbyllur dhe se mungesa e oksigjenit, ka sjellë shuarjen e zjarrit vetë.
Makina në brendësi është mbushur me gaz dioksidi dhe për pasojë ky gaz, ka ndikuar dhe në shuarjen e flakëve të zjarrit.
Nga pikëpamja e hetuesve, autorët e krimit të dyfishtë që tronditi Vlorën janë amatorë dhe se pritet që gjurmët e gishtave të krahasohen me gjurmët e dhjetëra personave që njihen në Vlorë si kontigjentë kriminal, apo që kanë pasur konflikte me dy viktimat.
Analiza hetimore
Gjatë ditës së entjte mes policisë dhe prokurorisë është zhvilluar dhe një analizë, lidhur me provat e administruara në dosje dhe mundësitë e identifikimit të autorëve të krimit të dyfishtë në Vlorë.
Ndërkohë që nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor, është konstatuar se drejtori i OSHEE në Vlorë Roland Saliu, është goditur me një plumb të vetëm në kokë, ndërkohë që Erven Hyseni është qëlluar me 6 plumba kallashnikovi në trup.
Nisur nga këto dy akte mjeko-ligjore, por edhe duke parë të kaluarën e Hysenit, prokuroria dhe policia kanë dalë në konkluzjonin se objektiv i këtij atentati ka qënë biznesmeni Erven Hyseni.
Roland Saliu dhe Erven Hyseni kanë qenë duke konsumuar një kafe bashkë në barin e “Hotel Vlora”. I pranishëm ka qenë dhe një person i tretë që shoqëronte Saliun, që në momentin kur ndodhi vrasja ka shkuar të marrë mjetin nga parkimi.
Në atë moment, personi i tretë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, ka dëgjuar të shtëna me armë. Kur është kthyer në më pak se 1 minutë ka parë të shtrirë e të përgjakur, Saliun dhe Hysenin.
Autorët janë larguar me një automjet tip “BMË”, dhe e kanë braktisur atë në fshatin Panaja, duke u përpjekur ti venë zjarrin, por xhamat e mbyllur të makinës, kanë sjellë mungesën e oksigjenit dhe se zjarri i vendosur nga autorët është shuar, duke mos shkatëruar provat brenda në makinë.
E kaluara në Spanjë dhe në Itali
Për policinë dhe prokurorinë e Vlorës nuk ka asnjë dyshim se shinjestra e këtij atentati ka qënë shtetasi Hyseni.
Ky i fundit, nga informacionet operative që ka pasur policia e qytetit dyshohet se ka pasur aktivitet të paligjshëm në Itali dhe Spanjë, kryesisht në trafikun e drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
Policia ngreh dyshime të forta se vrasja është kryer për larje hesapesh dhe se ka shumë gjasa që të jetë paguar dhe urdhëruar nga jashtë shtetit. Autorët e krimit deri në orët e vona të ditës së djeshme, nuk janë identifikuar nga policia e Vlorës, megjithëse në komisariat u shoqëruan 20 persona, për tu marrë në pyetje.
Makina para 10 ditë u vodh në Durrës
Makina që përdorën autorët e vrasjes që tronditi Vlorën një ditë më parë, të drejtorit të OSHEE-së Roland Saliu dhe biznesmenit Erven Hysenit rezulton e vjedhur.
Automjeti tip BMË 320 me targa AA 348 PC, ngjyrë gri dhe me xhama të zinj, i përdorur nga tre autorët e krimit, rezulton i vjedhur në Durrës para 10 ditësh.
Autorët e atentatit e vunë zjarrin makinës pranë nënkalimit të Panajasë, menjëherë pas krimit të përgjakshëm që u regjistrua në një zonë mjaft të populluar të Vlorës, pranë Sheshit të "Flamurit".
Makina është në pronësi të shtetasit I.C, i cili ka bërë denoncim në polici për vjedhjen e automjetit,ndërsa pritet të merret në pyetje nga policia lidhur me ngjarjen. Tre autorët e krimit e kanë përdorur makinën para dhe pas atentatit dhe me të kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com