Analiza: Shqipëria drejt ëndrrës së
ndaluar pas fitores me Maqedoninë

Analiza: Shqipëria drejt ëndrrës së<br />ndaluar pas fitores me Maqedoninë
Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar rëndësi fitores së Shqipërisë ndaj Maqedonisë. Në radhën e shumë medieve që kanë vlerësuar Shqipërinë ka qenë edhe ANSA, e cila thekson në analizën e saj që kuqezinjtë po shkojnë drejt ëdrrës së ndaluar.
 
“Shqipëria po ndjek ëndrrën e ndaluar të kualifikimit në një kampionat botëror, pasi bëri të vetën kualifikimin në një kampionat evropian si ai i Francës, ku humbi dy ndeshje, kundër Zvicrës dhe Francës, dhe dështoi kundër Rumanisë.
 
Më 6 tetor, shqiponjat do të ndeshen në Lihtenshtejn, që dje u shpartallua nga Spanja e Lopeteguit (8-0) dhe mund të shfrytëzojë takimin Itali-Spanjë që mund të dalë në barazim për t’u renditur në krye të grupit. Edhe kjo do të ishte një fitore e vogël për shqiponjat’ shkruan ndër të tjera ANSA.
 
Shqipëria mundi 2-1 Maqedoninë në një ndeshje që vlen të theksohet vetëm paraqitja në 15 minutat e ditës së sotme, pasi mbrëmë ishte në një nivel të dobët në fushë.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron