Analiza vjetore në ZRPP, Pjetri: Në vitin 2018 janë ofruar në kohë 95% e shërbimeve

Kreu i përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri gjatë analizës 1-vjeçare të institucionit që drejton, ka deklaruar se është rritur ndjeshëm sasia dhe cilësia e shërbimeve të ofruara tek qytetarët gjatë vitit 2018. Sipas Pjetrit, në krahasim me vitin paraardhës janë ofruar në kohë 95% e shërbimeve, kundrejt 50% që ka qenë kjo shifër. 

 Kreu i përgjithshëm i ZRPP foli edhe për shërbimin Fast Track, i cili sipas tij ka sjellë lehtësi të mëdha për shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Nga këto 300 mijë shërbime të ofruara, rreth 93% e këtyre shërbimeve kanë përfunduar brenda afatit të tyre ligjore. Ndryshe nga viti i kaluar, 2017, ku trajtimi i praktikave brenda afatit ka qenë i niveleve 50% të trajtuara brenda afateve ligjore. Në vitin 2018, zyra vendore e Investimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë ka certifikuar dhe regjistruar rreth 14 mijë leje legalizimi ose 9500 leje legalizimi, referuar vitit 2017.

Fast Track është platforma më e re në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Tiranë. Është një shërbim i shpejtë. Ne bëmë një analizë të punës për vitin 2017 dhe rezultoi që zyra Tiranë të kishte ofruar rreth 340 mijë shërbime. Për periudhën nëntor-dhjetor, pasi në nëntor doli aktive platforma, sektori Fast Track në zyrën vendore të Tiranës ka ofruar rreth 3 mijë shërbime për qytetarët e Tiranës. Përvec qytetarëve që përfitojnë, pjesa tjetër që përfitojnë janë bankat, përmbaruesit, etj

Valdrin Pjetri, Kreu i Përgjithshëm i Hipotekave

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)