Kryerja e analizave laboratorike është një çështje jetike për çdo njeri. Përmes tyre zbulohen disa nga diagnozat e fshehura tek pacientët e rinj, si dhe garantohet ecuria e sukseshme e pacientëve kronikë.
 
Por çfarë garancie japin laboratorët publikë dhe sa të besueshëm janë ata privatë?
 
Mjekja e Shërbimit të Neurologjisë, Prof. Dr. Mira Rakacolli shpjegon se si funksionon ky shërbim në QSUT dhe si mund të përmirësohet ai përmës Partneriteti Publik Privat.

Doktoresha thekson se kjo nismë e Ministrisë së Shëndetësisë do të sigurojë cilësinë dhe standartet më të larta të analizave laboratorike publike.
Analizat ndihmojnë në dhënien e diagnozës dhe ecurinë e të sëmurëve dhe shkenca mjekësore ka ecur shumë dhe ofron shumë mundësira. Në shërbimin shendëtësor shqiptar fatkeqësisht mund të kryen disa nga analizat që në mjekët i njohim dhe kemi nevojë.
 
Në shumë raste pascientët nuk mund t’i kryejnë analizat në laboratoret apo poliklinikat publike, dhe detyrohet t’i kryejnë në laboratore private. Por sa të besueshme janë këto analiza për mjekët?

 "Në  një pjesë të vogël të laboratoreve janë të besueshme, në një pjesë të madhe nuk janë. Bëhet fjalë për një pjesë të laboratoreve private, të lagjeve apo rretheve. Përgjigjet e analizave nuk janë në përputhje me gjendjen e pacientit dhe kur pacienti vjen për konsult me këto analiza dhe nuk është e besueshme ne e bëjmë këtu në QSUT, kur arrijmë ta bëjmë pasi siç e thashe këtu nuk bëhen të gjitha analizat, dalin vlera të tjera që janë në përputhje me gjendjen e pacientit.
Penalizimi nga këto analiza varet nga sëmundja. Ka sëmundje që penalizohet shumë. Për sëmurët që janë të shtruar në spitale në përgjithësi njerëzit i bëjnë analizat edhe në privat nëse në nuk kemi mundësi dhe ato kanë një vlerë të madhe. Për ata persona që nuk kanë pasur mundësinë për t’i bërë kur ne ia kemi rekomanduar sëmundja ka agravuar, dhe pacientët kanë pasur pasoja të mëdha",
shprehet mjekja 
 
Mbajtja e kontaktit me laboratorët për raste të veçanta të pacientëve është shumë e rëndësishme për përcaktimin e diagnozave nga ana e mjekëve. Por jo gjithmonë është e mundur pasi shumica e pacientëve i kryejnë në laboratore private.

"Patjetër që mbajmë kontake kur është e mundur, është e domosdoshme. Dhe ne brenda QSUT i mbajmë kontaktet pasi jo rrallë, ndonjëherë nuk shkon gjendja e pacientit me përgjigjen e analizës. Kur jemi brenda QSUT e i diskutojmë pritshmëritë  e analizave dhe nivelin e saj dhe themi që kjo nuk na përputhen me gjendjen e pacientit, a duhet verifikuar, mund ta diskutojmë për gjendjen e pacientit me mjekun përgjegjës të laboratorit që a mund të shpjegohet një gjendje e tillë e pacientit me këto analiza apo a ka një mënyrë tjetër që mund ta verifikojmë këtë gjë. Brenda QSUT kjo gjë bëhet po për pacientët që i bëjnë analizat në spitalet private është e pamundur" tha mjekja Rakacolli.
 
Partneriteti privat- publik sa i përket laboratorëve mund të ishte zgjidhje për shmangien e këtyre problemeve si për rezultatet e ndryshme të analizave dhe për kontaktet mes mjekëve dhe laboratorëve për përcaktimin sa më të shpejt dhe më të lehtë të diagnozës së pacientëve.
 
 "Unë mendoj që kjo për momentin është një zgjidhje shumë e mirë sepse ashtu siç është menduar të bëhet ajo ofron të dyja drejtimet ku ne ndjejmë boshllëqe, qoftë për rezultatet e analizave edhe për cilësinë e tyre që të mos ndodh ajo që unë thashë që pacienti të kujdeset për shëndetin e tij duke bërë analizat dhe për shkak të analizave jo të mira të humbas jetën. E mbështes këtë duke parë edhe eksperienca të tjera të partneritetit publik- privat në shëndetësi, hotelerisë, e ushqimit në spitale, e sterilizimit të gjitha mjeteve që ne përdorim në spitale dhe ajo e hemodializës.  Nga ana tjëtër unë kam rreth 20 vjet që diskutohet problemi i analizave pavarësisht rritjes së subvencioneve për analizat ne nuk e kemi ndjerë veten të mbështetur ashtu siçduhet edhe kur ekzistojnë aparaturat, një ditë i bëjnë dhe ditën tjetër të thonë shko tek privati. Për momentin kjo do të jetë zgjidhja më e mirë që do të ndihmojë mjekësinë shqiptare dhe shumë pacientët", deklaroi Rakacolli 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)