TIRANE - Në datë 22 korrik socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare. Data është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së që u zhvillua në orën 10:00, ndërsa u drejtua nga kryeministri Rama. Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në një prononcim për gazetarët, kryeministri tha se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, pasi detyrat janë bërë. "Nuk ka ndryshime në qeveri, janë fantazi që burojnë edhe nga temperaturat e larta. Kam thënë që janë një sërë detyrash për t'u bërë dhe janë bërë" tha ai.
Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe interesimit të mediave për mesazhin e bërë publik nga Presidenti Meta mes tij dhe Kryeministrit, duke theksuar se mazhoranca nuk ka pasur asnjë plan për të eliminuar opozitën, sepse ajo "është në kapacitete të plota për t'u vetëeliminuar", siç Rama u shpreh.
"Procesi i degradimit vijon në një rrugë që e kanë zgjedhur vet qorrazi. Ajo që është e rëndësishme për ne është t'i qëndrojmë besnik të gjithëve, edhe atyre që u votuam edhe ata që nuk na votuan", the kryesocialisti. Ka një emër për president konsensual? Rama tha se kjo nuk është në rendin e ditës. "Lëvizja e radhës është procesi që ka filluar në parlament për shkarkimin, pastaj do të flasim për lëvizjen tjetër", tha kryeministri.
Në shtator, Rama tha se do të ketë zgjedhje brenda Partisë Socialiste ku do të zgjidhen forumet e reja. I pyetur se sa i shqetësuar është nga fakti se disa gjyqtarë dhe prokurorë që nuk e kanë kaluar vettingun e kanë çuar çështjen në gjykatën e Strasburgut, Rama u tha 'S’kam asnjë shqetësim, është e drejta e tyre. Reforma në Drejtësi është kali i betejës, së kësaj shumice qeverisëse dhe për sa kohë ajo vazhdon të zbatohet në harmoni të plotë me objektivat e bashkëvendosura, me partnerët tanë, SHBA dhe BE të tjerat janë aspekte dytësore të një procesi që ecën dhe që nuk ndalet më”.
Partia Socialiste fitoi 61 bashkitë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat nuk njihen nga Presidenti dhe opozita që i bojkotoi, por morën certifikimin e ndërkombëtarëve që kërkuan që kryetarët e rinj të nisin punën pa humbur kohë.
Shumica vijon me procesin e shkarkimit të kreut të shtetit, pasi e akuzon Ilir Metën se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Por a ka PS-ja një emër që do të pasojë Ilir Metën nëse do të shkarkohet? "Kur të përfundojë procesi do të kemi kohë që të flasim" tha Rama.
I pyetur nëse në mbledhjen e asamblesë së PS-së ishte diskutuar për opozitën, Rama tha se "E kam thënë që ata do të ndëshkohen nga vetëpërjashtimi dhe në procesin e vetëvrasjes do të bërtasin fitore dhe po bërtasin fitore dhe të tilla paçin gjithmonë, unë ua uroj, por ajo që mbetet është rezultati i sovranit".
Por a ka qenë një plan i kryeministrit eliminimi i opozitës sikur deklaroi Presidenti Meta pak javë më parë në mesazhin që i kishte dërguar sipas tij Rama?
"Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, pasi opozita është në kapacitete të plotë për t'u vetëeliminuar dhe procesi i degradimit vijon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë dhe qorrazi dhe cdo ditë hedhin nga një hap.
E rëndësishme është që t'u qëndrojmë besnikë të gjithëve, atyre që na votuan apo jo dhe këto histori që 7x7 bëjnë 42 t'ua lëmë atyre" tha ai.
Pas asamblesë në fund të korrikut, në shtator Partia Socialiste do të futet në proces zgjedhor brenda partisë për të gjitha strukturat dhe forumet. "Po ndërtojmë rrugën për fitoren e radhës në 2021. Në shtator do të hyjmë në proces zgjedhor në PS, pas asamblesë do të flasim më shumë, të gjitha organizatat, forumet dhe kryesia do të rizgjidhen. Sot kemi bërë një diskutim mbi gjithë pasqyrën e 30 Qershorit.
Kemi parë me kujdes cdo qark, cdo bashki, kemi diskutuar po ashtu për mbledhjen e asamblesë kombëtare ku sigurisht do të flasim për cka është bërë dhe atë që do të bëjmë në vijim pas pushimeve dhe gjëja më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për ta cuar në një nivel tjetër organizimin e PS-së në funksion të marrëdhënieve më të afërta, më të hapura dhe më efektive me cdo komunitet në funksion të harmonizimit të linjës sonë politike me mirëfunksionimin e bashkive dhe padiskutim në funksion të një qëndrimi të qartë që e kemi mbajtur edhe gjatë fushatës në cdo bashki që deri dje është qeverisur nga e djathta për të ndërtuar një proces solid në raport me administratën për të mos shfaqur asnjë tendencë tradicionale prej pushtuesish në këto bashki për të respektuar të gjithë ata që sot punojnë në këto bashki, për të mos prekur asnjë grua apo vajzë në radhë të parë që figuron në administratën bashkiake dhe për të pasur transparencë për të gjitha lëvizjet që mund të jenë të nevojshme. Jo në funksion të diskriminimit politik apo larg qoftë pastrimit politik por meritës" tha ai.
O Edi Palla vëre President fatmir jevgjit mediun se ai i ka duart me gjak e e meriton për president.
PërgjigjuSi gjithmone i shaknavitur dhe nen INFLUENCEN e qetesuesve nga vapa RAMA PERPARA GAZETAREVE NE INTERVISTE DUKE HARRUAR ATO QE KA THENE PARA NJE JAVE PROTESTA ESHTE RRUGA E VETME PER LARGIMIN E PUTINIT DHE E RAMES NE RUSI DHE NE SHQIPERI
Përgjigju