PARIS, 16 janar /ATSH-AFP/ - Manifestimi historik, të dielën, për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, pas sulmit kundër të përjavshmes "Charlie Hebdo", u pasua nga dhjetëra dënime për "apologji të terrorizmit": ky qëndrim i ekuilibruar i Francës është gjykuar shpeshherë i paqartë.
Në një vend që pret komunitetet më të mëdha hebreje dhe myslimane në Evropë, liria e shprehjes, e drejta për të kritikuar fetë, duhet të jetë pa limit? Ku përfundon satira, ku fillon racizmi, antisemitizmi?
Papa Françesku e përmblodhi këtë polemikë në avionin që po e çonte në Filipine: "Të vrasësh në emër të Zotit është një "çmenduri". Por liria e shprehjes nuk lejon gjithçka dhe ajo duhet ushtruar pa fyer", vlerësoi ai. "Nuk mund të provokosh, nuk mund të fyesh besimet e të tjerëve, nuk mund ta tallësh!".
Megjithatë, të tallësh fetë është plotësisht e ligjshme në Francë, ku vepra penale për blasfemi nuk ekziston. Liria e shprehjes është një parim absolut, që bën pjesë në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut të vitit 1789 dhe rikonfirmuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Megjithatë limite ekzistojnë, parashikuar nga ligji: shpifja, fyerja, provokimi i urrejtjes apo dhuna apo edhe apologjia e terrorizmit.
Ligji sanksionon veçanërisht provokimet diskriminuese, urrejtjen apo dhunën kundër një personi apo një grupi personash për shkak të origjinë apo përkatësisë së tyre, ose mospërkatësisë së tyre në një etni, komb, rracë apo fe të caktuar", një vepër që dënohet me një vit burg dhe 45 000 euro gjobë.
Për ta përmbledhur,  mund të tallesh me një fe, me një ideologji, por nuk mund të sulmosh individët dhe komunitetete si të tillë.
- Antiklerikalizmi -
Nga një antiklerikalizëm militant, Charlie Hebdo është akzuar shpesh për karikaturat e tij tallëse ndaj të gjitha feve, por shumë rrallë është dënuar sepse gjyqtarët kanë vlerësuar se gazeta ka qendruar në limitet e karikaturës.
Por nuk është kështu për humoristin Dieudone, dënuar disa herë radhazi për deklarata  të gjykuara si antisemite dhe tashmë i akuzuar për apologji të terrorizmit pasi ka shkruar në rrjetin social  "Facebook" se ndjehej "Charlie Coulibaly", në një aludim ndaj një prej autorëve të atenteteve, vrasësi i një polici dhe katër hebrenjve.
"Mbështetësit e tij, që dënojnë një 'liri shprehjeje selektive', kanë një arsyetim të thjeshtë"', komenton avokati Christophe Bigot, specialist i të drejtës së shtypit.
"Dieudone është dënuar kur ka sulmuar njerëzit, kur është marrë me hebrenjtë si komunitet", nënvizoi ai.
Që prej javës së kaluar, 69 procedura gjyqësore janë hapur në Francë për "apologji të terrorizmit" dhe "kërcënime terroriste" , ndërsa janë dhënë edhe dënime me burg.
Basile Ader, tjetër specialist i të drejtës të shtypit shprehet i tronditur nga ashpërsia e disa dënimeve, që ai i lidh me situatën e jashtëzakonshme me të cilën po përballet Franca.
"Jemi 'në kohë lufte'. Në të gjithë historinë duke përfshirë edhe demokracinë, koha e luftës justifikon masat e jashtëzakonshme".
Ndryshe nga SHBA-ja, ku amendamenti i parë i Kushtetutës garanton lirinë e  shrehjes, ekuilibri i pretenduar nga Franca është ndonjëherë i vështirë për t'u mbajtur.
Praktikisht, u përket gjykatësve të vendosin mes lirisë së kritikës dhe luftës kundër ekstremizmit apo respektimit të bindjeve fetare.
"Humoristët përfitojnë nga një e drejtë e humorit, shqyrtuar rast pas rasti", nënvizon Me Ader. E njëjta deklaratë mund të jetë e dënueshme në një rast apo një tjetër, në funksion të kontekstit.
Gjykata Evropiane ka gjykuar gjithashtu se deklarata të polemizuara mund të lejohen në kuadër të një debati publik.
Pikërisht në bazë të këtij gjykimi, Gjykata e Kasacionit, juridiksioni më i lartë i apelit në Francë, kishte anuluar në vitin 2006 një dënim kundër sociologut, Edgar Morin, akuzuar për shpifje raciale pas deklaratave të hidhura mbi politikën e Izraelit në territoret palestineze.
Franca ka gjithashtu një traditë të gjatë antiklerikalizmi që daton që nga Revolucioni, në antidpodet e vendit si Britania e Madhe, mbretëresha e së cilës është gjithashtu Guvernatorja supreme e Kishës anglikane.
"Në këtë pikëpamje, ne nuk jemi një vend kaq laik", vëren Eric Barendt, eksperti britanik i lirisë së shprehjes. E drejta për ët kritikuar fetë dhe besimet përemdnet mirë në legjislacionin britanik, por media tregon shumë vetëpërmbajtje ./
/ec/