TIRANË- Pas pritet të nisë protesta e tetë kombëtare e Partisë Demokratike. Sali Berisha bashkë me një grup militantësh marshoi nga selia drejt Kryeministrisë. Përveç numrit të paktë të militantëve që e shoqërojnë Berishën nga pas, as kushtet atmosferike nuk janë në favor të PD sot teksa reshjet e shiut sa vijnë dhe janë intensifikuar.
Kësaj radhe Berisha ka rikthyer si strategji 'shëtitjet' në kryeqytet. Por, pritet të shihet reagimi i policisë së shtetit, pasi kryepolici ka njoftuar se leja i është dhënë PD për të zhvilluar protestën vetëm në bulevard, e në rast shkeljesh ligjore, do të merren masa. Demokratët e ka konsideruar këtë deklaratë të kryepolicit si një provokim.
Reth 1500 efektivë janë mobilizuar në terren për garantimin e mbarëvajtjes së tubimit dhe ruajtjen e rendit. Vetë kryepolici Skënder Hita ka dalë në terren teksa ka porositur efektivët për të ruajtur qetësinë dhe për të treguar profesionalizëm.
Kjo është protesta e 8-të që Partia Demokratike organizon nën moton ‘kilometri i fundit’, por asnjëra prej tyre nuk i është afruar aspak qëllimit për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, përveç se ka prodhuar dhunë me molotovë e mjete piroteknike ndaj efektivëve të policinë, institucioneve si dhe deklarata boshe nga kreu i PD, Sali Berisha.
Lajmi në përditësim...

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është drejtuar tashmë drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’iu bashkuar pjesës tjetër të militantëve. Me daljen e Berishës, protesta konsiderohet zyrtarisht e hapur.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e tubimit. Gjatë inspektimit, ai i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.











