Vlerësimi i mëparshëm i FMN-së ishte bërë para tetë vjetësh, por tani përkon me nevojën e një transparence të plotë të treguesve financiarë, tha ish-kreu i Financave Anastas Angjeli.
Shifrat e borxhit, ashtu si edhe treguesit e tjerë ekonomikë e financiarë, duhet t’i nënshtrohen një transparence të plotë. Auditimi ndërkombëtar i financave publike përmes institucioneve ndërkombëtare nuk duhet të shqetësojë askënd.
Përkundrazi, ai do të hedhë dritë mbi gjithçka. Kërkohet rishikim i marrëdhënieve me FMN-në, në kushtet e zhvillimeve aktuale ekonomike dhe financiare në vend, si dhe asistencë teknike e financiare imediate e huaj për menaxhimin e situatës në financat publike, u shpreh ai.
Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com