Anbeta Toromani nuk heq dorë nga ish i dashuri i saj Fatjon Pustina, i njohur si Oni.
Çifti i balerinëve, i cili është ndarë disa kohë më parë, rikthehen sërish por këtë herë në dyert e Gjykatës së Lartë.
Pas një odiseje të gjatë gjyqesh me drejtësinë shqiptare, balerina e njohur shqiptare, Anbeta Toromani, nuk u pajtua me vendimin e gjykatave shqiptare që i dhanë të drejtë Oni Pustinës dhe këtë herë balerina ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë.
Toromani pretendon se ish i dashuri i saj, Fatjon Pustina, i ka marrë nëpërmjet një prokure të rreme 187 milionë lekë të vjetra dhe për këtë arsye ajo i kërkon Gjykatës së Lartë në objekt padinë e dorëzuar më dt.12 shkurt të konstatojë si absolutisht të pavlefshëm aktin noterial "Prokurë e Posaçme", datë 15.10.2009.
Sipas pretendimeve të Anbetës akti noterial "Marrëveshje shitblerje kuotash" është i falsifikuar nga Fatjon Pustina.