Anbeta çon në Gjykatën e Lartë Oni Pustinën

Anbeta çon në Gjykatën e Lartë Oni Pustinën
Dy ditë para festës së "Shën Valentinit" balerina e njohur Anbeta Toromani çon në Gjykatën e Lartë çështjen gjyqësore për grabitje parash me ish të dashurin e saj Oni Pustina.

Anbeta Toromani nuk heq dorë nga ish i dashuri i saj Fatjon Pustina, i njohur si Oni.



Çifti i balerinëve, i cili është ndarë disa kohë më parë, rikthehen sërish por këtë herë në dyert e Gjykatës së Lartë.



Pas një odiseje të gjatë gjyqesh me drejtësinë shqiptare, balerina e njohur shqiptare, Anbeta Toromani, nuk u pajtua me vendimin e gjykatave shqiptare që i dhanë të drejtë Oni Pustinës dhe këtë herë balerina ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë.



Toromani pretendon se ish i dashuri i saj, Fatjon Pustina, i ka marrë nëpërmjet një prokure të rreme 187 milionë lekë të vjetra dhe për këtë arsye ajo i kërkon Gjykatës së Lartë në objekt padinë e dorëzuar më dt.12 shkurt të konstatojë si absolutisht të pavlefshëm aktin noterial "Prokurë e Posaçme", datë 15.10.2009.

Sipas pretendimeve të Anbetës akti noterial "Marrëveshje shitblerje kuotash" është i falsifikuar nga Fatjon Pustina.

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave