Real Madrid kryeson La Ligën dhe këtë sezon objektivi është të kalojë në finalen e Champions League dhe të sigurojë sa më shumë trofe. Por te madrilenët janë duke menduar për të ardhmen dhe këtë e ka bërë Ancelotti.
Duket se portieri Kepa Arrizabalaga nuk ka vend në ekip, kjo pas formës së mirë të Andriy Lunin. Situata bëhet edhe më e komplikuar duke qenë se Arrizabalaga është në huazim nga Chelsea deri në fund të sezonit dhe londinezët kërkojnë një tarifë të konsiderueshme për kartonin e tij.
Me ukrainasin që siguroi vendin si titullar dhe belgun Thibaut Courtois të padiskutueshëm kur të rikuperohet nga lëndimi, shanset e Kepa në 'Santiago Bernabeu' po zbehen.
Mesa duket Ancelotti e ka bërë zgjedhjen dhe kërkon të mbajë ukrainasin në ekip, duke i kërkuar presidentit Perez që të mos shpenzojë për blerjen e Kepa në fundin e sezonit.