Ancelotti i thotë ‘JO’ Italisë,
Tavecchio: Faji i Venturës

Ancelotti i thotë ‘JO’ Italisë,<br />Tavecchio: Faji i Venturës<br>
Carlo Ancelotti i thotë ‘Jo’ pankinës së Italisë dhe nuk do të jetë ai që do të zëvendësojë trajnerin e shkarkuar Gian Piero Ventura. Sipas disa burimeve që i citon Correiere dello Sport ish trajneri i Bayernit të Mynihut nuk ka ndërmend që të pranojë propozimin e Presidentit të Federatës italiane Carlo Tavecchio për tu ulur në pankinën e kaltër.

Ancelotti për momentin ka plane të tjera për të vijuar karrierën e tij si trajner. Pra të hënën me shumë mundësi Carlo Tavecchio nuk do t’i propozojë asnjë emër këshillit federal pra asnjë emër të madh tek i cili duhej të ringrihej Italia pas mungesës në Botëror. Ancelotti i ka thënë “Jo” Italisë dhe këtë e konfirmon edhe agjenti i FIFA-s Giovanni Branchini që ka thënë se Carlo Ancelotti nuk do të drejtojë Italinë.

Ndërkaq për emisionin ‘Le Iene’ ka folur Presidenti i Federatës italiane, Carlo Tavecchio, i cili në lot ka komentuar katastrofën e Italisë:”Dështimi është teknik dhe i gjithë faji për eliminimin e Italisë është i Gian Piero Venturës por trajnerin e zgjodha unë”. Më pas, Tavecchio tregon ditët e tmerrit që po përjeton: “Jam i stresuar dhe nuk fle prej katër ditësh. Kemi luajtur keq nuk duhet të krosonim topat në zonën suedeze duhet t’i sulmonim ata me lojtarë shtatshkurtër që në fakt ishin në pankinë”, e mbyll Tavecchio.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët