/ATSH/. - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tha se ishte një ndeshje e mirë ndaj Atleticos dhe se ndjehet shumë i lumtur pas kualifikimit ne gjysmefinale.
"Ishte një ndeshje e mire me strategji të mirë. Ne nuk kishim nevoje të nguteshim, pasi gjatë tërë kohës e kishim topin në zoterim", tha Ancelotti.
"Jam shumë i lumtur për kualifikimin dhe nuk më intereson se me kë do të luajmë në gjysmëfinale, pasi janë katër ekipe shumë të forta".