/ATSH/. - Carlo Ancelotti është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit nëntor në Spanjë. Ky vleresim i trajnerit më të mirë për muajin nëntor në Spanjë i takon strategut të Real Madridit, Carlo Ancelottit, shkruan gazeta Express.

Këtë vleresim, ish-trajneri i Celsit, PSG-s dhe Milanit, e ka marrë nga Liga de Fútbol Profesional (LFP), pasi me Real Madridin po kryeson kampionatin.
Strategu italian ishte pa konkurrencë në këtë garë, pasi ka fituar 12 pikët e mundshme gjatë muajit që lamë pas. Madje, ekipi nga Santigo Bernabeu ka hyrë në histori duke shënuar 17 fitore radhazi.