Dita e gjashtë e protestës në Tiranë u shoqërua sërish me akte dhune, sulme me gurë, molotovë e fishekzjarrë ndaj policisë dhe shkatërrime në rrugët e kryeqytetit.

Ndërsa efektivët e policisë ruanin rendin te 'Bulevardi Dëshmorët e Kombit', disa të rinj të maskuar kërcenin me njëri tjetrin para tyre.

Mes kaosit protestuesit e maskuar sulmuan dje selinë e PS-së, duke thyer xhamat e hyrjes kryesore.

Për shpërndarjen e tyre Policia iu përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës