Andi Lila është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato për momentin nga ekipi kuqezi pas falimentimit të Parmës.

E ndërsa Janina në Greqi e cilëson si pjesë të sajën duke deklaruar se rikthimi është fakt i kryer, lojtari vëzhgohet nga Karpi.

Lajmin e bën të ditur “Gazzetta di Modena”. Interesi për futbollistin shqiptar vjen pasi Parma falimentoi duke zbritur në Serinë D.

Andi Lila realizoi një paraqitje të mirë në pjesën e dytë të sezonit te Parma duke shënuar dhe 2 gola në kampionat. 


d.b/shqiptarja.com