Andi Lila te Skënderbeu, korçarët
vlejnë 8 herë më pak se Dinamo

Andi Lila te Skënderbeu, korçarët<br />vlejnë 8 herë më pak se Dinamo
Skënderbeu është kryefjala e futbollit shqiptar këtë verë duke sfumuar kampionatin, por ‘errësuar’ paksa edhe kombëtaren. Kampionët e Shqipërisë vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e parë të “Play-Off”-it ndaj Dinamos së Zagrebit në Champions League më 19 Gusht në Elbasan.

Skënderbeu është hedhur në merkato për të afruar lojtarë cilësorë, pasi kualifikimi, jo vetëm që do të ishte historik, por do të siguronte 12 milionë Euro, jo pak për një ekip shqiptar me financa modeste. Dëmtimi i Osmanit dhe pezullimi i Arapit 3 ndeshje nga UEFA, pas marrjes së kartonit të kuq ndaj Krusejdërs, e kanë vënë në gjendje emergjence skuadrën korçare.

Emergjenca e Skënderbeut dhe thirrja e De Biasit për lojtarët e kombëtares që të gjejnë sa më parë ekip, pasi rrezikojnë vendin në kombëtare kanë bërë që Andi Lila t’i përgjigjet interesimit të Skënderbeut. Mbrojtësi ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me Tefik Osmanin, teksa e shoqëron me një status “Në pritje të skuadrës, stërvitem me Skënderbeun.

Falemindeit kampionëve për mikpritjen”. Kavajasi  është bashkuar në grumbullim me Skënderbeun, për t’u stërvitur dhe për të mbajtur veten në formë, në mënyrë që të jetë gati për transferimin brenda gushtit. Por, duket se Lila nuk jo vetëm që do të stërvitet me Skënderbeun, por do të jetë në fushë në ndeshjen me Dinamon, për dy arsye.
andi lila
E para lojtari është pa ekip dhe ka nevojë që të tregojë veten në një kompeticion të tillë ku vëmendja është maksimale, ndërsa arsyeja e dytë është që dy ndeshjet ndaj Dinamos zhvillohen brenda muajit Gusht. Ndërsa vetë lojtari i pyetur për Shqiptarja.com nëse do të pranonte një ofertë nga Skënderbeu për Championsi u shpreh se ‘me shumë kënaqësi do të pranoja’.

Vlera e Skënderbeut
Sipas faqes së specializuar Transfermarkt.com, vlera e ekipit të Skënderbeut është rritur në 6.25 milionë Euro pas paraqitjes së mirë në turet e Champions League këtë edicion. Lojtari më i shtrenjtë në kampin e kampionëve të Shqipërisë është sulmuesi Hamdi Salihi, i cili kushton 700 mijë Euro.

Krahasuar me vlerën e ekipit kroat, Skënderbeu kushton afro 8 herë më pak, pasi Dinamo e Zagrebit kushton 52.8 milionë Euro. Lojtari më i shtrenjtë në ekipin kroat është kapiteni me origjinë shqiptare, Arijan Ademi, kartoni i të cilit kushton 5 milionë Euro.

Mediat kroate
Mediat kroate kanë filluar që t’i kushtojnë rëndësi ekipi shqiptar duke paralajmëruar Dinamon se nuk do ta ketë të lehtë me Skënderbeun.

Gazeta “Jutarnji List” përshkruan ecurinë pozitive të futbollit shqiptar gjatë viteve të fundit duke e nisur artikullin me një intervistë të shkurtër të kapitenit të Skënderbeut, i cili deklaron se “E dimë se do të jetë shumë e vështirë. Dinamo është një skuadër me eksperiencë dhe mbetet favorite”deklaron ai.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore