Andi Spahia sjell ngjyrat e
Mesdheut në Galerinë Kalo

Andi Spahia sjell ngjyrat e<br />Mesdheut në Galerinë Kalo
Galeria Kalo ka çelur një ekspozitë personale me veprat e Andi Spahisë. Në këtë përzgjedhje të veprave të piktorit të ri, të cilin drejtuesit e Galerisë e quajnë premtues, ndihet atmosfera e Mesdheut. “Ne vendosëm ta inkurajojmë duke e promovuar Spahinë në këtë ekspozitë, jo pa arsye. Ky vendim erdhi pas reagimeve shumë pozitive dhe komenteve të marra një vit më parë, kur pikturat e tij - pjesë e koleksionit tonë janë publikuar në mënyrë periodike në Galerinë Kalo”, -shprehen drejtuesit e institucionit.

Artisti Andi Spahija në këtë ekspozitë është përpjekur për të sjellë elemente të zhvillimit urban nëpërmjet ngjyrave. Po ashtu duke përdorur elemente të tilla si tramvajin, që na kujton rrugët e Parisit, apo të tjera motive mesdhetare të qyteteve të zhvilluara artisti krijon një paralele me elementët tradicionale të ndërtesave të vjetra të paprekura. Artisti Andi Spahija sjell detaje tipike për një mjedis mesdhetar urban si çadrat, karriget, çatitë, ku nuk mungon të shfaqet edhe kënaqësia e njerëzve që preferojnë të rrinë ulur jashtë në restorante e kafene.

Artisti e shmang kritikën ndaj problemeve komplekse urbane, duke zgjedhur të promovojë vlerat arkitekturore të vendeve mesdhetare të zhvilluara. Spahia nuk lë jashtë telajos së tij qiellin, detin dhe lulet. Këto tri elementë sjellin me të vërtetë shpirtin e Mesdheut që trajtohet me ngjyrat të forta dhe elegancë në koordinimin e tyre në telajo që vendosën sipas rastit, me vaj në kanavacë.

andi spahia

andi spahia

andi spahia

andi spahia
 
 
 Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur