Andre Silva shitet te Monaco, Milan bën gati paratë për Angel Correa-n

Andre Silva shitet te Monaco, Milan bën gati paratë për Angel Correa-n

Pas huazimit 1-vjeçar të Sevillia, Andre Silva, po përgatit për të lënë përfundimisht skuadrën e Milanit. Futbollisti 23-vjeçar sot është larguar nga Bostoni, atje ku është grumbulluar skuadra kuqezi, për t’u rikthyer në Europë, pasi sipas ‘sportmediaset’ portugezi do të firmosë me Monaco-n. Sipas këtij burimi Maldini ka gjetur gjuhën e përbashkët me francezët për 30 mln euro, ndërkohë që nuk bëhet të ditura detajet e kontratës që do të firmosë lojtari.

Arsye se përse po nxitohet për shitjen e Silvës është se Maldini po tenton të mbyllë marrëveshjen me Atletico Madrid për shërbimet e Angel Correa-s. Deri më tani ‘djalli’ ka ofruar 40 mln euro, ndërsa klubi spanjoll kërkon 50 mln euro. Gjithsesi shumë shpejt pritet të dalë tym i bardhë për këtë marrëveshje, pasi hendeku mund të mbyllet me bonuse.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Speciale/Motër Grazia, një Nënë Terezë e dytë në Fushë-Arrëz/ Historia e misionares gjermane që kontribuoi më shumë se shteti për banorët

Speciale/Motër Grazia, një Nënë Terezë e dytë në Fushë-Arrëz/ Historia e misionares gjermane që kontribuoi më shumë se shteti për banorët