Tenori i famshëm italian Andera Bocelli ka kurorëzuar lidhjen e tij 12 vjeçare me Veronica Bertin në martesë.
Ceremonia ka qenë mjaft private dhe çifti nuk ka dëshiruar praninë e mediave të shumta.
Ajo është zhvilluar sipas riteve fetare në Santuario të Monteneros, një vend i shenjtë në Itali.
Të ftuar kanë qenë rreth gjashtëdhjetë pjesëmarrës, të cilët ishin miq të ngushtë dhe të afërm.
Bocelli ka qenë i shoqëruar me dy djemtë e tij nga martesa e parë, Matteo dhe Amos, ndërsa Veronica ka qenë e shoqëruar nga vogëlushja e saj Virginia, e cila atë ditë ka festuar ditëlindjen.

Ceremonia u zhvillua më 21 mars në orën 18:00.
Veronica kishte veshur një fustan në ngjyrë pana mjaft elegant, ndërsa Bocelli u paraqit me një kostum në blu të errët.
Pas ceremonisë çifti dhe të ftuarit kanë festuar në shtëpinë luksoze të tenorit.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com