Damsa duhej të mbetej tërësisht e fshehtë.
Në këtë mënyrë paparacët nuk do të dyndeshin në Santuario di Montenero, në vendin e paqes dhe të qetësisë të ndërtuar në nder të mbrojtësit të Toskanës, mbi kodrën para Livornos dhe detit të tij.
Në fakt lajmi filloi të dilte: si fillim në tregun Piazza Cavalloti dhe më pas në Terraza Mascagni, pika bregdetare e Livornos.
Dhe në këtë mënyrë etërit Vallombrosani nuk kishin ç’të bënin tjetër veçse të rrëfenin të vërtetën e mbajtur të fshehtë.
“Sonte në orën 18:00 Andrea Bocelli do të lidhet në martesë sipas riteve fetare me të dashurën e tij Veronica Berti”, u shprehën ato.
E pranishme në ceremoni do të jetë dhe vajza e tyre dy vjeçare Virginia, e cila pikërisht në këtë ditë ka ditëlindjen.
Nuk është hera e parë që tenori italian kryen një martesë me rituale fetare.
Në vitin 1993 ai u martua me Enrica Cenzzati me të cilën pati dy djem, Amosa dhe Matteo.
Çifti u nda në vitin 2002 dhe Andera Bocelli kërkoi anulimin e martesës nga Sacra Rota.
Për këtë arsye nuk ishte ndonjë mister fakti që Bocelli është “i dashuruar” pas Suantario di Montenero.
Vizitat e shumta që ai i bënte rektorit të famullisë Don Luca si dhe surpriza në muajin shkurt gjatë hapjes së shkollës së famullisë ku këndoi himnin kombëtar e vërtetojnë më së miri këtë gjë.
Gjithashtu mund të kujtohet edhe rasti gjashtë vite më parë kur kisha u dëmtua nga një përmbytje dhe Bocelli organizoi një koncert para altarit kryesor.
Ai që në fëmijëri e ka vizituar shpesh këtë vend të shenjtë.
Pas dasmës në të cilën janë parashikuar të jenë rreth gjashtëdhjetë të ftuar do të ketë një darkë në vilën e tenorit në Vittoria Apuania, ku shumë prej personazheve të njohur kanë ndërtuar vila dhe kopshte si në përralla.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com