Gjatë komentit të tij në “Botërori +” në Report Tv, specialisti i futbollit Andrea Marko, përveç analizës teknike dhe taktike, është shprehur edhe në lidhje më sasinë e golave që duhet të shënojnë, sidomos skuadrat favorite.
“Në këtë Botëror do të hyjë në punë edhe golavarazhi, prandaj skuadrat nuk mund të kënaqen me një gol, sidomos ato pretendente. Marr rastin e Belgjikës, shënoi 3 gola, por mund të kishte shënuar edhe më shumë.
Ndërsa Anglia nuk e bëri me Tunizinë. Në disa grupe mund të vendosë golavarazhi, ndaj matematika e kalimit të grupit mund të vendoset me një gol më shumë ose një barazim me shumë gola” – ka dhënë mendimin e tij Andrea Marko.