Pavarësisht se dje dhe sot nuk ka ndeshje të Kupës së Botës “Russia 2018”, emisioni “Botërori +” në Report Tv ka vijuar normalisht, ashtu si çdo ditë, nga ora 14:30 deri 16:00, por edhe në mbrëmje, nga 19:00-20:00.
Një nga temat e diskutuara sot ishte përplasja në çerekfinale e Uruguajit me Francën, ku dëmtimi i Edinson Cavanit vazhdon të komentohet. Andrea Marko, specialisti i futbollit në “Botërori +”, thotë se mungesa e Cavanit do të ishte fatale për Uruguajin…
Cavani edhe dje nuk është stërvitur dhe me shumë gjasë ai do të mungojë ndaj Francës. Do të jetë një humbje e madhe, pasi Suarez-Cavani është gjysma e Uruguajit. Mungesa e njërit prish ekuilibrat.
Nga ana tjetër, për Francën është shumë pozitive, sepse nga ana psikologjike është më e qetë, duke mos e pasur mendjen të bëjë mbulim special për Cavanin. Një sulmues i tillë, kur mungon, është boshllëk i madh.
Andrea Marko.