Andres Iniesta mund të rikthehet në
fushë për El Clasico

Andres Iniesta mund të rikthehet në<br />fushë për El Clasico
Kapiteni i Barcelonës Andres Iniesta mund të rikthehet në fushë për El Clasico pas gjashtë javësh mungesë për shkak të një dëmtimi.

Mesfushori 32 vjeçarë ka munguar në shtatë ndeshjet e fundit të skuadrës, prej të cilave Barcelona ka mundur të fitojë vetëm tre. Barcelona ndodhet në vendin e dytë në kampionat dhe ka një diferencë prej 6 pikë nga Real Madritit që kryeson tabelën e renditjes.

Kjo përballje direkte mund të jetë një mundësi shumë e mirë për të ulur diferencën e pikëve, por katalanasit duhet t’i ruhen edhe një humbje e cila do të përkeqësonte diferencën midis dy skuadrave.

Përballja e ditës së sotme në orë 16:15 midis Barcelonës dhe Realit, nuk është vetëm përballja e dy prej skuadrave më të mira të futbollit, por gjithashtu edhe një përballje mes Ronaldo dhe Messit, të cilët konsiderohen si dy prej lojtarëve më të mirë në botë.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve