Anëtarësimi në INTERPOL, Kosova: Nuk u pranuam për faj të Serbisë

Anëtarësimi në INTERPOL, Kosova: Nuk u pranuam për faj të Serbisë

Foto ilustruese

Qeveria e Kosovës ka shprehur përmes një komunikate zhgënjimin për mosanëtarësimin e shtetit në INTERPOL.

Sipas medias kosovare “Express”, qeveria është shprehur se fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe një herë qëndrimin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve midis dy palëve. “Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare u bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”, citon media kosovare komunikatën e qeverisë.

Më tej, qeveria e Republikës së Kosovës falënderon të gjitha shtetet që votuan për anëtarësimin e saj në INTERPOL, si dhe të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmojnë atë në këtë proces me rëndësi. Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se konsolidimi për institucionet e saj do të vazhdojë dhe se në një të ardhme të afërt do të jetë edhe anëtare e INTERPOL-it.

Kjo është hera e tretë që Kosova aplikon për anëtarësim në INTERPOL, pasi ka aplikuar konkretisht në vitet 2010, 2015 dhe 2017.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë