KQZ bën me dije se Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Social Demokrate kanë dorëzuar brenda afatit propozimet e tyre për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, të cilat u morën në shqyrtim.
Sipas KQZ rezulton se PD, PS, LSI i kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet e tyre, ndërsa PSD ka bërë dorëzim të pjesshëm të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve.
Pas përfundimit të depozitimit shqyrtimit dhe plotësimit të dokumentacionit për propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, KQZ do të vijojë me emërimin e tyre dhe më pas me ngritjen dhe konstituimin e KZAZ-ve.
Njoftimi i KQZ:
Përditësim informacioni lidhur me propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve.
Referuar Kodit Zgjedhor, vendimit nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionit Rregullator dhe vendimeve nr. 40, datë 23.12.2020 dhe nr.5, datë 07.01.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve e kanë Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe Partia Social Demokrate. Këto parti politike dorëzuan brenda afatit propozimet e tyre, të cilat u morën në shqyrtim nga Administrata e KQZ-së.
Sipas procedurave ligjore, në rastet e konstatimit të mangësive apo parregullsive, partitë politike u njoftuan për plotësimin e dokumentacionit.
Aktualisht, ka përfunduar shqyrtimi i propozimeve dhe dokumentacionit përkatës të propozimeve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, ku rezulton se PD, PS, LSI i kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet e tyre, ndërsa PSD ka bërë dorëzim të pjesshëm të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve.
Pas përfundimit të depozitimit shqyrtimit dhe plotësimit të dokumentacionit për propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, KQZ do të vijojë me emërimin e tyre dhe më pas me ngritjen dhe konstituimin e KZAZ-ve.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Materializohet marrëveshja Rama-Berisha, KQZ miraton aktin për listat! Për çdo parti, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Zgjedhjet/ Celibashi i flet diasporës: Nuk pranohen dokumentet e huaja identifikuese, fletët e votimit ju vijnë javën e dytë të prillit! Kujdes këto gabime
21 Janar, 19:16
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt, Tabaku: Ligji për heqjen e taksave shkel Kodin Zgjedhor para 11 majit
20 Janar, 12:14
-
Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Analiza e britanikëve të 'The Economist': Rama fiton mandatin e katërt, PD e dobësuar nga lufta e brendshme
19 Janar, 21:41