Anëtarët e KED,Nishani:S'mund
të hedh shortin, mungon ligji 

Anëtarët e KED,Nishani:S'mund<br />të hedh shortin, mungon ligji 
Edhe pse ishte njoftuar dhe më herët , Presidenti i Republikës vetëm këtë të martë ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të hedhë shortin për emërimin e 9 anëtarëve të këshilli të emërimeve në drejtësi.

Kjo strukturë e re e cila krijohet në kuadër të reformës, do ketë në dorë fatet e shumë prej njerëzve të sistemit. Por kriteret kualifikuese që duhet ët përmbushin 9 anëtarët e saj për të mbajtur atë post , do të specifikohen në ligjin për qeverisjen e gjyqësorit, i cili ende nuk është miratuar në komisionin reformës.

Pa këtë ligj kreu i shtetit ka bërë të qartë se nuk do të hedhë shortin për emërimin e tyre, siç ia parashikon kushtetuta e re deri në 16 gusht. Afat i cili skadoi pikërisht këtë të martë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, kreu i shtetit thotë:

“Në mungesë të ligjeve që përcakton kriteret e tjera të kualifikimit të kandidatëve për t’u zgjedhur në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi apo edhe të ligjit të organizmit dhe funksionimit të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e anëtarëve të përzgjedhur me short, ky short do të ishte joefektiv dhe nuk do t’i shërbente aspak qëllimit për të cilin u bënë edhe ndryshimet kushtetuese.”

Duke sqaruar me terma juridikë motivet dhe nenet kushtetuese ku bazohet, kreu i shtetit sqaron ndodhet në rastin e rezervës ligjore absolute, ku norma kushtetuese ia rezervon vetëm ligjit rregullimin e kritereve përzgjedhëse.

“Duke marrë në konsideratë që Këshilli e Emërimeve në Drejtësi është një nga organet më të rëndësishme në hierarkinë e organeve të pavarura në drejtësi, Kushtetuta ka pasur si qëllim që të përzgjidhen kandidatët me cilësitë më të larta dhe për të respektuar parimin e kushtetutshmërisë funksionale, çmoj se në mungesë të kritereve të tjera që do të përcaktohen me Ligj, Presidenti i Republikës e ka të pamundur të organizojë shortin dhe aq më tepër të përzgjedhë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.”

Para se të merrte këtë vendim kreu I shtetit u konsultua me konstitucionalistë dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur