Anëtarët e KQZ: S'kemi lexuar raportin
Gjiknuri: Nuk ka garë të ndershme
2 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë shprehur dje pse nuk e kanë lexuar raportin e parë të publikuar nga misioni i vëzhguesve të ODIHR, i cili në 90% të tij fliste për KQZ.
TIRANE - 2 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë shprehur dje pse nuk e kanë lexuar raportin e parë të publikuar nga misioni i vëzhguesve të ODIHR, i cili në 90% të tij fliste për
KQZ.
Të kontaktuar nga gazeta Shqiptarja.com anëtarët Hysen Osmanaj si dhe Klement Zguri janë shprehur se nuk e kanë lexuar këtë raport, i cili doli në orën 18:00 të ditës së premte.
“Nuk e kam lexuar ende raportin”, ka qënë përgjigja që është kthyer nga secili në lidhje me këtë raport. Lidhur me kritikat e raportit mbi KQZ, qeverinë si dhe fushatën zgjedhore, në një reagim të tij, deputeti socialist dhe njëherësh bashkëhartuesi i Kodit të ri Zgjedhor, Damian Gjiknuri shprehet se në të vërtetë ky raport konsistonte në të gjitha shqetësimet që ka ngritur PS lidhur me realizimin e porcesit parazgjedhor si dhe vendimet që po merr KQZ.
“ODIHR konstaton ato që i ka konstatuar me kohë Partia Socialiste që janë: KQZ jo funksionale, që nuk përmbush detyrat sipas ligjit sepse nuk është e plotë si dhe përdorimi i shtetit në funksionin të zgjedhjeve. Mund të them se ka një garë të pabarabartë, gara mes partisë dhe shtetit.
Të gjitha shqetësimet tona gjejnë reflektim te raporti i ODIHR. Raporti konfirmon se në Shqipëri nuk ka garë të barabartë dhe këtu shkelet ligji zgjedhor në mes të ditës”, u shpreh Gjiknuri.
Ndërkohë që në raportin prej 11 faqesh theksohet se "KQZ aktualisht funksionon me 4 anëtarë dhe kjo situatë nuk është e ligjshme, ndërkohë që kuadri ligjor duhet të zbatohet dhe të respektohet nga palët dhe kjo pengon institucionin të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjin”.
Kritika janë evidentuar edhe mbi aktivitetin e qeverisë, të cilën kryeministri po e përdor për fushatë të PD.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44