Anëtarët kërkuan anulimin, FSHF ‘shpik’ proces zgjedhor në shoqatën e Gjirokastrës: Bashkia po na pengon

Këtë të shtunë në orën 13:00 është vendosur që të thirret asambleja zgjedhore e Shoqatës Rajonale të Gjirokastrës në Futboll, që po tentohet të manipulohet nga FSHF ashtu si në të gjithë rajonet e tjera, ku përshembull në Tiranë dhe Durrës ka përfunduar në gjykatë.

7 nga 8 anëtarët e kësaj shoqate, katër ditë më parë, firmosën një dokument të noterizuar ku kërkojnë të mos zhvillohet asambleja pasi federata nuk u ka vendosur në dispozicion asnjë informacion në lidhje me anëtarët apo kush janë kryetarët që do konkurojnë. Duke pasur frikë për manipulimet ata kanë vendosur në unanimitet që të mos njohin asnjë proces zgedhjor që do kryhet këtë të shtunë.

Gjithsesi zgjedhjet ka të ngjarë që mos të kryhen këtë të shtunë. FSHF pretendon se bashkia e Gjirokastrës ka mbyllur stadiumin ‘Luftëtari’ ku ishte caktuar të zhvilloheshin zgjedhjet. Sipas FSHF-së, bashkia pretendon se nuk ka një njoftim nga federata që sot do të kryheshin zgjedhjet dhe për këtë arsye stadium është mbyllur.

Gjirokastra është shoqata e gjashtë rajonale që kryen zgjedhjet në futboll pas Durrësit, Elbasanit, Tiranës, Fierit dhe Korçës. Në të gjithë rajonet e lartpërmendura ka patur akuza të forta për ndërhyrje të FSHF-së, që ka ndryshuar apo shtuar anëtarët me qëlllimin që të fitojnë të besuarit e tyre.

Kush nga kryetarët dhe delegatët zgjidhet në shoqatat rajonale të futbollit kanë të drejtë vote në asamblenë zgjedhore për president të FSHF-së më 2 mars.


Lajmi kryesor:

FSHF nuk ndal skandalet, fton në asamblenë e Gjirokastrës ish-përfaqësuesin e PD: Stadiumi i mbyllur, por zgjedhjet i zhvillojmë brenda 24 orëve


Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?