Kandidati për kryetar i shoqatës rajonale të futbollit në Tiranë Eduart Prodani po has shumë vështirësi për të kontaktuar anëtarët që do të votojnë më 24 janar. Ish-sekretari i FSHF-së për Report TV thotë se anëtarëve u ushtrohet presion në funksion të zgjedhjeve për president në FSHF që do mbahen në muajin shkurt.
“Ka një frikë shumë të çuditshme, por jam duke u mundur që të kontaktoj shoqatat anëtare dhe t’iu shpjegoj kush jam unë dhe përse kandidoj. Federata të pengon, askush nuk është i lirë të pengoj për pozicionet në FSHF. Është një sistem totalisht i mbyllur ku për më tepër nuk mund të ankimosh asgjë,”-u shpreh Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së.
Prodani thotë se shoqatat rajonale funksionojnë vetëm në letër dhe aktivizohen vetëm në letër. Kjo sepse fondet që ata duhet të marrin shkojnë në destinacion tjetër.
“FSHF në 5 vitet e fundit ka shpenzuar 50 mln euro për zyra dhe fasada. Më falni, por nëqoftëse shpenzon 50 mln euro për 5 vite nuk je i varfër. Ky komunitet nuk është i varfër, për Shqipërinë janë shumë. Nëse do ishin shpenzuar siç duhet në futbollin shqiptar 50 mln euro do ishim një Zvicër,”-deklaroi Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së.
Ndër të tjera ish-sekretari i FSHF-së thotë se fitorja në zgjedhjet për kryetar të shoqatës së futbollit në Tiranë nuk është qëllim më vete.
“Puna ime ose veprimtaria ime edhe sikur të humbas do ketë ndihmuar në sensibilizimin, në zgjimin, në ndërgjegjësimin e komunitetit të futbollit,”-tha Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së.
Pas këtyre akuzave Report TV kërkoi nga Federata Shqiptare e Futbollit një reagim, por edhe pse u vendosën në dijeni ende nuk ka asnjë përgjigjje.
Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11222
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kategoria e Parë/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit
16 Shkurt, 15:48
-
Egnatia - Partizani dhe Dinamo - Vllaznia, raundi i 25-të i Superligës në dy ditë! Agjenda dhe fjala e trajnerëve
14 Shkurt, 09:54
-
Rival me Roberto Mancinin, trajnerin Sylvinho e kërkojnë në vendlindje! Presidenti flet me video-telefonatë
13 Shkurt, 15:12
-
Lufta në Ukrainë, UEFA sposton ndeshjen në 'Elbasan Arena'
12 Shkurt, 10:18
-
I lindur në Francë dhe pjesë e Mainz, Sylvinho bën gati afrimin e ri në Kombëtare
12 Shkurt, 08:53
-
Vora dhe Flamurtari në garë për titullin kampion, përcaktohet kalendari i fazës së tretë në Kategorinë e Parë
11 Shkurt, 14:41
-
Renditja/ Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi 'zhyt' Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë, 0-0 në Durrës
10 Shkurt, 19:16
-
Dhuna në derbin e kryeqytetit, FSHF: Përgjegjëse policia, s'është hera e parë që nuk bashkëpunojnë! Mund të pezullojmë garat
10 Shkurt, 18:36
-
Euro 2027, ‘The Guardian': Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë
10 Shkurt, 16:37
-
Tiranë/ Sherri në derbin e kryeqytetit, nën hetim Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit dhe delegati i FSHF-së! 3 tifozë të arrestuar dhe 5 nën akuzë (EMRAT)
10 Shkurt, 09:12
-
Partizani dhe Tirana barazojnë 1-1! Derbi nisi me sherr në tribuna dhe u mbyll me dhunë e shtatë kartona të kuq në fushë! Fitojnë Egnatia e Vllaznia, dorëhiqet Nevil Dede
9 Shkurt, 19:01
-
Derbi i kryeqytetit/ Shtyhet me 30 minuta Partizani-Tirana te ‘Arena e Demave’! Sherr me shkopinj, tifozët zihen para ndeshjes! Shoqërohen dy ultras të 'Të Kuqve' (VIDEO)
9 Shkurt, 13:25
Kushdo të vihet në krye të FSHF do vjedhë. Nëse do rizgjidhet Duka do vazhdojë me vjedhjet. Nëse zgjidhet dikush tjetër do bëhet hajdut njësoj si Duka. Nëse vihet shqiptar, patjetër që do vjedhë, pasi e kemi në gen, nëse vihet i huaj, do ishte më mirë se do vjedhë më pak. Albanistan…
PërgjigjuKy eshte nje palo kandidat, qe tani i duket Armando Duka dhe FSHF si organ i korruptuar. Po kur ishte vete sekretar i pergjithshem i FSHF dhe beniamin i Dukes, si ishte FSHF e korruptuar apo e ndershme? Harroi pagat, dietat e privilegjet qe i jepte presidenti Duka.
Përgjigju