Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha tha sot në emisionin "Repolitix" se treçereku i Kryesisë së kësaj partie, jashtë kamerave, nuk besojnë se kryetari në detyrë, Lulzim Basha do të mund të fitonte zgjedhjet përballë Edi Ramës. Megjithatë, ai shtoi se kur vjen puna për të ndërmarrë vendime politike, ata rreshtohen krah Bashës. Sipas tij, Basha i ka zhveshur dinjitetin Kryesisë së PD.
"Kur ulesh jashtë kamerave me anëtarët e Kryesisë, treçereku i tyre nuk besojnë që Basha fiton zgjedhjet përballë Ramës, jo më përballë partisë dhe kur vjen puna për të ndërmarrë vendime politike rreshtohen krah Bashës. Kjo tregon se kësaj kryesie i ka humbur dinjiteti, Basha ja ka zhveshur dinjitetin Kryesisë së Partisë", tha ai.
Ndërsa u ndal te përjashtimi i Ibsen Elezit nga gara për kryetar të PD, Hoxha u shpreh se vendimi për përjashtimin e tij nga Kryesia me pretendimin se ka bërë fushatë të pahijshme ndaj Bashës.
"U përjashtua me pretendimin për fushatë të pahijshme ndaj kryetarit Basha, agjitacion e propagandë, u votua 23 me zero. Kjo më çuditi", u shpreh ai.
Lajmi kryesor: